Berisha: Do të dyfishojmë pagat në shëndetësi dhe do të anulojmë koncesionin e check-up

Berisha: Do të dyfishojmë pagat në shëndetësi dhe do të anulojmë koncesionin e check-up

12:45, 24/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se PD në pushtet do të anulojë koncesionin e check-up.

“Check-upi është një koncesion familjar, Rama-Vilma Nushi. Është një shkrirje e familjeve Koleka e Nushi në një plaçkitje dhe grabitje të tmerrshme të qytetarëve shqiptarë.

Këtë nuk e pranojnë vendet më të zhvilluara. Do anulohet dhe do të shkojnë para gjyqit, si Vilma Nushi, Ilir Beqja dhe Edi Rama, të cilët iu vërsulën të përdorin shëndetin e qytetarëve shqiptarë për të vjedhur qindra miliona euro.

Informoj shqiptarët, se Vilma Nushi është një nga më kryesoret në shkatërrimin e sigurisë së barnave në Shqipëri, pasi me angazhimin e kushëririt të saj nga burri, Edi Ramës, hoqi ligjin, sipas të cilit në Shqipëri nuk mund të futeshin ilaçe që nuk përdoren në territoret jashtë BE.

Pas heqjes së kësaj, Shqipëria u shndërrua në koshin e ilaçeve të skaduara nga Beogradi gjer në Bangladesh,” tha Berisha.

“Ne do të dyfishojmë rrogat e punonjësve të shëndetësisë, do të garantojmë një buxhet të mjaftueshëm për modernizimin dhe reformimin e sistemit të shëndetësisë.

Do bëjmë gjithçka, që mjekë të shquar shqiptarë, të rikthehen kundrejt stimujve që u takojnë.

Pra, sot shërbimi shëndetësor në Tiranë, renditet në dhjetëshen e fundit në botë dhe kjo është një katastrofë e vërtetë.

Këtë situatë do e ndryshojmë me shpejtësi në vitet e pushtetit të PD-së,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco