Nis gara: 6 kandidatët për kreun e FRPD prezantojnë platformat e veta para rinisë së Fierit Berisha mee 6 kandidatët në garë për kryetar të Forumit Rinor të PD-së

Nis gara: 6 kandidatët për kreun e FRPD prezantojnë platformat e veta para rinisë së Fierit

12:27, 24/09/2022
A+ Aa A-

Në prag të zgjedhjeve për kryetarin e ri të Forumit Rinor të PD-së, gjashtë kandidatët kanë nisur takimet në bazë. Sot ata janë takuar me të rinjtë demokratë në Fier. Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Barjamaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi dhe Mariglend Doçi do të shpalosin platformat e tyre për të marrë kreun e këtij forumi, njoftoi gazetari Xhemil Beharaj.

Takimin e ka hapur deputeti i qarkut të Fierit, Luan Baçi, i cili tha: “Vlerësoj kandidatët dhe seriozitetin e punës tyre si dhe punën e grupeve të punës së qarkut për organizimin e takimeve pasi ky i sotmi është takimi i parë në qarkun e Fierit. Jemi të privilegjuar dhe suksese”.

Artjon Bajramaj tha: “Thonë që jugu nuk kanë shumë aktivistë, por qenka e kundërta. Të krijojmë forum rinor energjik, me të mirët në Shqipëri, të denjë për në Europë; të koordinohemi të gjithë me njeri tjetrin në shkallë vendi”.

Image

Barbara Doda: “Kam besuar se PD i ka kapacitetet; të ndryshojë Forumi, të ndryshojë PD,  të ndryshojmë që të sjellim ndryshimin.”

Image

Mariglend Doçi: “Meritokracia ka lënë për të dëshiruar te Forumi  Rinor. Të rinjtë këtu janë indiferentë. Angazhimi juaj fillon që sot, tek koha që keni lënë që të na dëgjoni ne sot. Një pjesë ka ikur jashtë dhe juve nuk ju ka ardhur momenti të ikni. Pse?! Sepse ne  nuk kemi ngjallur shpresë tek ju.”

Image

Besart Xhaferaj: “Kemi pasur opozitarizëm brenda PD. Çfarë ka ndodhur e dimë, partia nuk ka qenë funksionale , sepse ne aty kemi qenë. Forumi Rinor ka mbajtur peshën, por nga vjedhjet e votave pësuam humbjen. Rinia e moshës 18 -31 vjeç ka ikur, ka emigruar sepse ky është rreziku, emigrimi. Duhet rinisur nga diçka dhe mendoj që rinia ta kthejë PD-në në alternativë që të zgjidhë çdo skandal që po kryen “rilindja”. Të japim zgjidhje konkrete, të rrisim shpresën.”

Image

Alesia Balliu: “Të sjellim shpresë te rinia shqiptare, te shqiptarët, për të rrëzuar këtë qeveri”.

Image

Arnold Kariqi: “Duhet të njohim kontributin e gjithsecilit, duke thënë se FRPD duhet të njihet jo si e Tiranës, por si e të gjithsecilit prej nesh me përfaqësues në Këshillin Kombëtar.”

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco