Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Berisha: Të hënën miratohet udhëzimi për primaret, hapja e PD-së lidhet ngushtë me këtë proces

Berisha: Të hënën miratohet udhëzimi për primaret, hapja e PD-së lidhet ngushtë me këtë proces

12:23, 24/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi se të hënën do të miratohet udhëzimi për primaret përpara zgjedhjeve vendore.

“Ditën e hënë, Këshilli Kombëtar i PD miraton udhëzimin për zgjedhjet sipas primareve. Pra, primaret për kryetarët e bashkive do e kenë kuadrin ligjor të gatshëm ditën e hënë. Kjo është një ngjarje e madhe për PD-në, sepse përmes primareve, shtrijmë pluralitetin drejt partisë,” tha Berisha.

Ai tha se hapja e partisë është e lidhur ngushtë me primaret.

“Hapja e partisë është një kusht themelor. Po punohet me intensitet. Edhe vetë primaret janë një procedurë demokratike për hapjen e partisë, pasi do kenë mundësi të kandidojnë të gjithë ata që kanë projektin, formimin dhe reputacionin për t’u votuar si qytetarë të parë. Krahas kësaj, po krijohen departamentet ku po angazhohen intelektualë të shquar dhe ekspertë të mirënjohur. Hapja ka nisur dhe do realizohet si kusht për fitoren e PD-së,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco