Rama në krah të Vuçiç: Presioni i BE për t'i vendosur sanksione Rusisë, i tepërt! Shkatërron 'Ballkanin e Hapur'

Rama në krah të Vuçiç: Presioni i BE për t'i vendosur sanksione Rusisë, i tepërt! Shkatërron 'Ballkanin e Hapur'

22:18, 23/09/2022
A+ Aa A-

Në intervistën për emisionin radiofonik anglez ‘Pjesa tjetër është politikë’, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për tensionet e fundit në Bosnjë-Hercegovinë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe në Kosovë, si dhe për ndikimin rus në këto shtete, duke justifikuar Serbinë për mos vendosjen e sanksineve ndaj Rusisë.

Rama u shpreh i shqetësuar nëse BE-ja do ti bënte presion Serbisë në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, pasi sipas tij ata nuk mund të jetonin dot pa gazin rus dhe se një kërkesë e tillë ishte e tepërt pasi kjo do të shkatërronte një proces që ne e kemi ndërmarrë në Ballkanin Perëndimor.

Rama: Tani, brenda këtyre kufinjve, brenda BE-së, Rusia ka ndikimin e saj më të dukshëm, nga Republika Sërpska në Bosnjë te vetë Serbia, në Mal të Zi, 80% e serbëve mendojnë që Putini është një hero, që po i tregon dhëmbët Perëndimit. Isha gjithashtu i shqetësuar, sepse natyrisht Putini përpiqet të ushtrojë dhe përdorë ndikimin e tij për të trazuar rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kjo do të ndodhte, në një farë mënyre lehtësisht,  nëse Perëndimi ushtron presion dhe  e shtyn Serbinë përtej një kufiri të caktuar, që të vendosë sanksione kundër Rusisë.  Serbia nuk mund t’i vendosë sanksione Rusisë, pasi në thelb kjo është e pamundur, sepse ata s’mund të jetojnë as edhe një ditë të vetme pa gazin rus. Së dyti, për shkak të opinionit publik. Kështu, të kërkosh së tepërmi dhe shumë shpejt nga Serbia mund të kishte rezultuar katastrofike për Ballkanin Perëndimor. Pasi kjo do të shkatërronte një proces që ne e kemi ndërmarrë në Ballkanin Perëndimor, një process afrimi dhe bashkëpunimi, ndërtimit të paqes, si dhe iniciativën Ballkani i Hapur. Serbia, nga ana tjetër, ka përshkuar një rrugë të gjatë, sepse ishte një e papritur e madhe që ata votuan tre herë kundër Rusisë në Kombet e Bashkuara, përfshi edhe për përjashtimin e Rusisë nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut. Kështu që, për sa kohë çështja e sanksioneve nuk do të jetë aq trysnuese për të shkatërruar këto gjëra, unë nuk jam edhe aq i shqetësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco