Meta: Rama, avokat i Vuçiç! I jep protagonizëm Serbisë dhe shtrydh Kosovën

Meta: Rama, avokat i Vuçiç! I jep protagonizëm Serbisë dhe shtrydh Kosovën

22:56, 22/09/2022
A+ Aa A-

Ish-presidenti Ilir Meta është shprehur kundër nismës së Open Balkan, pasi sipas tij e vetmja nismë që ndihmon Shqipërinë për në BE, është Procesi i Berlinit.

I ftuar në ‘Top Story’, Meta tha se Edi Ram është ‘avokat’ i Vuçiçit dhe Open Balkan është vetëm për t’i dhënë protagonizëm Serbisë dhe për të shtrydhur Kosovën.

Meta bëri edhe dallimin sipas tij të Open Balkan dhe Procesit të Berlinit. Ai tha se Open Balkan është në dëm të interesave tona.

Meta: Edi Rama është avokati më i madh i Vuçiçit. Kush na ka penguar ne të lëvizim? Open Balkan është një show. Ça ka Gjukanoviç që nuk e pranon dhe thotë jemi në rrugën e integrimit. Open Balkan është përpjekje për t’i dhënë protagonizëm Serbisë dhe për të shtrydhur Kosovën, për ta paraqitur si një vend që nuk do bashkëpunim. Jo ne të bëjmë Politiken e Serbisë në dëm të Kosovës, në asnjë mënyrë. Ne jemi me BE.

Edhe sot e kësaj dite kemi çuar 17 marrëveshje në 2002, përfshirë edhe në fushën e arsimit që të njiheshin diplomat ne Serbi. Sot e kësaj dite, kjo gjë nuk ka ndodhur, ja ky është Open Balkan, një lojë dhe çorbë e tyre.

Me çfarë aktesh është themeluar kjo Open Balkan. Ministrja e Jashtme tha me këto çështje merret zyra e kryeministrit. Në Europë na çon vetëm procesi Berlinit, Open Balkan na çon në lindje.

Në Ballkanin e Hapur negociohet pa rregulla dhe akte të detyrueshme ndërkombëtare. Në Procesin e Berlinit negociohet bazuar një kuadër ku përfshihet si referencë vendimi gjykatës ndërkombëtare që njeh Kosovën e pavarur. Open Balkan është në dëm të të gjithave interesave tona. Tani nuk është procesi i Berlinit në fokus, për shkak të luftës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco