Premtimi i Metës: Do drejtoj Partinë e Lirisë derisa regjimi i Ramës të bjerë në këmbët e popullit

Premtimi i Metës: Do drejtoj Partinë e Lirisë derisa regjimi i Ramës të bjerë në këmbët e popullit

21:54, 22/09/2022
A+ Aa A-

'Qeveria dhe Rilindja janë armiqtë e Shqipërisë'. 

Kështu u shpreh kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një interviste për Top Story. 

Meta u zotua se do të drejtojë këtë forcë politike deri kur regjimi i Edi Ramës të ketë rënë në këmbët e popullit. 

Kreu i PL akuzon Ramën edhe për sulmin kibernetik, duke theksuar se ua dha të dhënat e shqiptarëve partonazhistëve.  

Ilir Meta: Edvin Kristaq Rama dhe të gjithë të tjerët ta dinë, Ilir Meta do ta drejtojë Partinë e Lirisë derisa regjimi i Ramës të bjerë në këmbët e popullit. Edi Rama do t’i paguajë të gjitha dëmet që i ka bërë popullit shqiptar. Sulmin e parë ndaj sistemit e bëri Edi Rama, ia dha të dhënat patronazhistëve. Nuk kam shkelur asnjë ligj, gjatë gjithë karrierës sime. Shkoj në SPAK kur të dojë SPAK edhe tani. Kushdo që ka shkelur ligjin, të përgjigjet para drejtësisë. Ka një kohezion shumë të qartë brenda opozitës për qeverinë e Edi Ramës.  Qeveria dhe rilindja janë armiqtë e Shqipërisë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco