Rama vijon të përhapë panik: Shqiptarët i pret një dimër i vështirë

Rama vijon të përhapë panik: Shqiptarët i pret një dimër i vështirë

21:28, 22/09/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama po bën gjithçka për të justifikuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga data 1 tetor. 

Për çdo familje që do tejkalojë shpenzimin e 800 kë në muaj, do ta paguajë energjinë elektrike me çmim katër herë më shumë. 

Edhe pse ndodhet në Neë York për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Rama sërish e ka mendjen te data 1 tetor. Në fokus të tij janë miliona euro që do të arkëtojë KESH dhe OSHEE nga tarifimi me çmim ekstrem i energjisë elektrike. 

Dhe për më tepër, sot Rama iu rikthye përhapjes së panikut, duke frikësuar qytetarët se do të kalojnë një dimër të vështirë.

Kryeministri është i vendosur të çojë deri në fund çmendurinë e tij të radhës, pas rritjes stratosferike të produkteve të naftës dhe ushqimeve të shportës.

Reshjet e shiut që dominojnë vendin tonë në periudhën vjeshtë-dimër, për kryeministrin janë të papërfillshme, jo se s'do bjerë shi, por se kreu i qeverisë kërkon t'ua vështirësojë jetesën shqiptarëve me çdo kusht. 

Ja çfarë tha Rama nga New York: 

Edi Rama: Për shqiptarët dimri do të jetë i vështirë, por jo i frikshëm. Duam ta prekim pa kufizime dhe pa prekur familjarët apo biznesin. Dimri ka dhe një sfidën e rritjes së çmimeve. Me reshjet e ditëve të fundit kemi pak rikupreim përsa i përketë energjisë, gjithsesi nuk i kemi të gjitha sasitë që na duhen për nevojën e brendshme, jemi të detyruar të dalim në treg. Ne kemi një seri skenarësh dhe siç ju thashë duam ta kemi pa kufizime, me shtrengime, por jo në kufizime. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS23/09/2022 09:12

Po sigurisht që kjo është katërcipërisht apo 1 milion% e vërtetë, për sa kohë që shqiptarët të kenë mbi kokë dhe të mbajnë mbi kurriz një kryehajdut të tillë, një kryebandit të tillë, një kryekriminel të tillë dhe një diktator të tillë!!! Për sa kohë të jetë në qeverisje ky satrap komunist, jeta e shqiptarëve do të bëhet gjithnjë dhe më e e zezë, Shqipëria do të bëhet gjithnjë dhe më sterrë, dhe e ardhmja e shqiptarëve gjithnjë dhe më skëterrë!!!! Nuk ka rëndësi fare nëse ka apo nuk ka krizë në Shqipëri, në Evropë apo në Botë!!! Ky ndyrësirë gjakatar vetëm për t'i grabitur, për t'i plaçkitur, për t'i vjedhur, për t'i varfëruar, për t'i telendisur dhe çër t'i rrënuar shqiptarët, i prodhon vetë krizat!!! Shqipëria që është prodhuesi i dytë i naftës në Evropë, që është prodhuesi i dytë i kromit në Botë, që është vendi i parë në Botë për sasinë e lumenjve dhe për burimet ujore për sipërfaqe dhe për numër popullsie, vendi i parë në Evropë për pozitën e favorshme gjeografike dhe klimatike, për zhvillimin e turizmit elitar, është vendi me popullin, për fajin e vet, më të mbaruarin në Botë, më të politizuarin në Botë, më të korruptuarin në Botë dhe më të varfërin në Evropë, me korrupsionin dhe nivelin e kriminalitetit më të madh në Evropë, dhe ka për kryeministër hajdutin, harbutin dhe kriminelin më të madh në Botë!!! Vetëm një popull i korruptuar mban mbi kokë një qeveri të korruptuar!!!! Korrupsion nuk do të thotë vetëm të japësh apo të marrësh para', por të japësh dhe të marrësh ryshfet, të bësh dhe të marrësh favore, të blesh dhe të shesësh votën, për përfitime, favore dhe interesat personale të çastit, në dëm të interesave të të tjerëve dhe të interesave të përgjithshme të përbashkëta të shoqërisë. Prandaj korrupsionin mos e kërkoni vetëm tek qeveria, por edhe tek vetë populli!!! Sepse qeveria dhe qeveritarët e korruptuar vetëm shfrytëzojnë korrupsionin e një populli të korruptuar!!!

Emigranti23/09/2022 00:37

O zot, ky politikan pervers të krijon ankth sapo e sheh në foto, pa lëre të dëgjosh mandatet e tij. Ky surrat asimetrik prej të bardhës nuk ezauroi kurrë misionin e politikanit të zgjedhur, por vetëm akuna mutata. Fat muti prej votuesëve më mut.

Shto koment

Denonco