Lela: Shqipëria për Ramën, vend ku mund të bëhet gallatë! S'ka interes për sigurinë, përgjegjës për patronazhistët

21:22, 22/09/2022
A+ Aa A-

Analisti Alfred Lela, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv deklaroi se kryeministri Edi Rama s’ka asnjë interes për sigurinë e vendit. Lela u shpreh se kreu i qeverisë e sheh Shqipërinë si një territor ku mund të bëjë gallatë.

Sa i përket sulmeve kibernetike, Lela u shpreh se Rama është përgjegjës për patronazhistët, të cilët nxorën të dhënat e shqiptarëve.

"Rama nuk e njeh aksin serioz të sigurisë së një shteti. S'ka asnjë interes për sigurinë e shtetit. E sheh si një territor ku mund të bëjë gallatë.

Rama e ka çuar në një kulm të panjohur, jemi një vend i pasigurt. 87 për qind e qytetarëve sipas IDM ndihen të pasigur nga kriminaliteti.

Iranianët e parë janë patronazhistët, që na nxorën të dhënat. Për patronazhistët është përgjegjës Edi Rama."-tha Lela.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco