Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Sulmet kibernetike, Shkullaku: Dështim, papërgjegjshmëri dhe kaos qeveritar! Të dhënat dolën në pazar

21:05, 22/09/2022
A+ Aa A-

Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, komentoi sulmet kibernetike dhe dështimet e qeverisë.

Shkullaku deklaroi se nëse në sistem fusin duart persona të ndryshëm, sistemi dëmtohet dhe bëhet vulnerabël nga profesionistë si hakerat.

Ai deklaroi se kemi të bëjmë me një papërgjegjshmëri nga personat që garantojnë sigurinë ndërsa shtoi se të dhëna sensitive dolën në shitje.

"Papërgjegjshmëri nga ata që garantojnë sigurinë, ka të dhëna sensitive, deri tek ato të sigurisë së lartë.

Dolën skandale të mëdha. Qeveria shkaktoi kaos, Rama tha se s'doli asnjë e dhënë. Të palarat dolën të gjitha."-tha Shkullaku.

Gazetari deklaroi më tej se në momentin kur u bë sulmi, duhet të kishte transparencë para publikut nga qeveria.

"Duhet të thoshin që kemi paguar 180 mln euro, kanë ndodhur këto gjëra dhe të pranonin që dështuan. Të dhënat dolën në pazar."-tha Shkullaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco