‘Rama më quan Nafije’-Iriqi bisedon me Ermonela Felaj

‘Rama më quan Nafije’-Iriqi bisedon me Ermonela Felaj

17:50, 22/09/2022
A+ Aa A-

Iriqi:-Pse kur drejton ti seancën e Kuvendit nuk ua jep fjalën opozitarëve?

Felaj-Më shkrive gazit me këtë shprehjen, o Iriq! E kur qenka ajo ditë që drejtokam unë seancën!

Iriqi:-Në tv pashë dje që ti ishe aty lart. Si kështu, nuk e drejtoke ti?!

Felaj:-Nuk e drejtoj unë se sa hyj në kuvend kthehem në usb të Ramës. Ai më programon. Mbaj celularin hapur në Whatsapp dhe pres. Shkruan ai, mos i jep fjalën Berishës, fap unë ia mbyll mikrofonin. Shaje Gridën me këto shprehje, shkruan ai, hop ia nis unë. Pra rri atje si altoparlant i tij. Zëri vërtet është imi, nuk e mohoj, por fjalët janë të Skënderbeut, që i puthsha poturet.

Iriqi:-Kaq servilizëm nuk të shkon.

Felaj:-Ky servilizëm na bëri të pasur në këtë kohë urie dhe eksodi. Pa këtë përulje sot do kisha emigruar unë dhe farefisi im. Nuk jetohet me këto çmime e me këto rroga.

Iriqi:-E dini gjendjen dmth?

Felaj:-E di edhe Rama, po s’ka ç’bën. Se kemi hyrë kaq thellë në rrugën e krimit e grabitjes sa s’ka kthim pas.

Iriqi:-Në se humbni zgjedhjet si do silleni?

Felaj:-Unë për vete do shkoj në Alaskë, do rri në shoqëri me arinjtë polarë. Rama dihet, në Kubë. Ka bërë gati vilën dhe pishinën. Me Ahmetajn që të shtyjë ditën me tallje. Dhe me Ulsiun që ta kenë si bahçevan.

Iriqi:-Po Lali?

Felaj:-Lali do rrijë në Tiranë.

Iriqi:-Si kështu?

Felaj:-Do futet te partia e Metës dhe do shajë 26 orë në ditë Edi Skënderbeun. Atij do ia lerë të gjithë fajet. Do i puthë disa herë në ditë dorën Saliut dhe kështu shpreson të mbijetojë.

Iriqi:-Sot Balla përdori fjalor fyes ndaj opozitës. Pse nuk more masë?

Felaj:-O Iriq, kupton ti që kushdo nga deputetët nuk nxjerr nga goja fjalë të trurit të tij. Ne shqiptojmë çfarë na shkruan ose Rama ose Fuga. Si mund të dënoj Ballën apo Spiropalin  kur fjalët janë të Edvin Ramës. Ja mua më quan Nafije ai. Tamam ashtu jam. Nuk tund dybekun, ama tund e shkund mikrofonin.

Iriqi:-Po Taulantin si e quan?

Felaj:-Nafiju. Njësoj si unë. Se dhe Taulanti e tund.

Iriqi:-Çfarë tund?

Felaj:-Tund gënjeshtrën e fare nuk lodhet. As skuqet, as zverdhet, veç shëmtohet e shtrembërohet. Nafiju Balla s’tregon ku do strehohet. Hall të madh ka.

Iriqi:-Pse?

Felaj:-Kishte shpresë të jetonte pyjeve, por i preu të gjitha dhe po ngel pa maskim. Mbase ka pastruar ndonjë shpellë andej nga Pishkashi a nga Orenja. Do kthehet në origjinë zavalli. Se iu mësua bytha me Range Rover.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

arqile22/09/2022 19:45

Kjo pef nje vend pune ne kucove kerkon 3000euro kjo shtremanukna.

Shto koment

Denonco