Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Rama e rikthen Dallëndyshen e shembjeve në IKMT, Vasili: Qeveri e rilindjes, kush ka 'dosje' ngrihet lart!

Rama e rikthen Dallëndyshen e shembjeve në IKMT, Vasili: Qeveri e rilindjes, kush ka 'dosje' ngrihet lart!

08:05, 02/09/2022
A+ Aa A-

Qeveria ka vendosur të rikthejë në krye të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bicin, e cila mbajti për disa kohë postin e zëvendësministres në Ministrinë e e Mbrojtjes.

Edi Rama e ka liruar Dallëndyshe Bicin nga detyra me vendim qeverie më 31 gusht 2022 dhe menjëhërë më pas ajo u pa në zyrat e IKMT-së, ku duhet thënë tek shembi me vendosmëri të ashtuquajturat ndërtime të paligjshme në çdo cep të vendit, rezulton se po hetohet nga Prokuroria për shpërdorim detyre.

Petrit Vasili, deputeti i Partisë së Lirisë, komentoi mbi këtë prapaktheu të Bicit me urdhër të Ramës në IKMT:

“Në qeverinë e rilindjes, - shpjegoi Vasili, -  kush s'ka dosje ikën nga Shqipëria! Ndërsa kush ka dosje, emërohet gjithnjë e më lart në qeverinë e rilindjes! Edi Rama vdes të emërojë ata, që kanë dosje se këta i binden fët e fët pa bërë llafe”, nënvizoi ai.

Vendimi për lirimin e Bicit nga Ministria e Mbrojtjes.

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco