Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ E vërteta e narko-shtetit të Ramës

Meta: Rama do të largohet shumë shpejt! Të heqë dorë nga porositë që i jep bandave kriminale

Meta: Rama do të largohet shumë shpejt! Të heqë dorë nga porositë që i jep bandave kriminale

22:11, 01/09/2022
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi në emisionin “Open” se kryeministri Edi Rama do të ikë shumë shpejt nga pushteti. Meta gjithashtu theksoi se nuk e llogarit fare kreun e qeverisë.

Debati:

Meta: E para unë nuk sulmoj. Ai bën falsifikime, përdhunime institucioneve të pavarura. Dhe ju thoni Meta me gjuhë të ashpër Ramës. Ju jap fjalën se Rama do përgjigjet me firmat e tij dhe me ligjet e tij.

Eni Vasili: Ju e sulmoni ashpër, por ai s’ka replikuar.

Meta: Unë e kam shumë të qartë se pas skenarëve kriminal është ai dhe është pjella më e keqe e sigurimit të shtetit, duke rikthyer këto forma manipulimi duke kujtuar se do godasi pluralizmin politik.

Meta: Ju thoni i kontrollon, po i bie që është i fortë. Nuk është i fortë ai, se nuk kontrollon më drejtuesit e opozitës. Diferencën do e shohim dhe ai e ndjen.

Unë nuk e llogarisë fare Edi Ramën, ja u them juve dhe qytetarëve shqiptarë. Edi Rama do kishte ikë në kohë nëse PD do kishte qenë serioze në përmbushjen e misionit të saj. Dhe nëse është edhe sot e tillë, ai është i ikur.

Shumë shpejt në Shqipëri do të vendoset shteti i së drejtës. Edi Rama të heqë dorë nga porositë që ju jep bandave sepse përgjegjës do të jetë vetë ai. Kaq i them.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco