Kaballa: Pritet një shumicë e re! Për shqiptarët, Abazoviç gaboi me kishën ortodokse serbe

17:54, 19/08/2022
A+ Aa A-

Analisti dhe pedagogu, Ismet Kaballa, i ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon ka komentuar zhvillimet e fundit politke në Mal të Zi, ku kryeministri Dritan Abazoviç po përballet me një test, pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse serbe, duke e përballur me votëbesimin në Kuvend.

Kaballa ka njoftuar se në Mal të Zi partitë politike po bëjnë përpjekje për krijimin e një shumice të re dhe kjo ka ardhur si pasojë e nënshkrimit të marrëveshjes së qeverisë me Kishën Ortodokse serbe. 

Sipas Kaballës, ajo që është e pakuptimtë dhe jo logjike për shumicën e shqiptarëve, është se kryeministri Abazoviç ka gabuar në hapat e tij politik përsa i përket shqiptarëve, përderisa ka vendosur prioritet të qeverisë nënshkrimin e marrëveshjes me kishën ortodokse serbe edhe pse e dinte që kjo ishte një çështje shumë delikate dhe e ndjeshme e cila ka sjellë edhe rrëzimin e partisë së socialistëve pas 30 vitesh në pushtet. 


Kaballa: Kemi përpjekje për krijimin e një shumice të re. është një përpjekje e vështirë për të arrirë një gjë të tillë. Politka në Mal të Zi është shumë kaotike. Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Kishën Ortodokse serbe kemi thellimin e një krize politike që nuk po i duket fundi dhe është vështirë për tu zgjidhur. 

Kryeministri Dritan Abazoviç nuk ka ardhur në krye të qeverisë si shqiptar por si kryetar i një partie qytetare, Nisam Qytetare, nuk është përfaqësuesi i partive politike shqitpare. 
Por shqiptarët nuk shikohen me sy të lirë por deklaratat e Abazoviç mund të jenë deklarata për të mbrojtur veten. Kjo qeveri është një qeveri e brishtë dhe e pakicës që është e varur nga votat e presidentit Gjykanoviç. Në provën e parë do të vinte kriza dhe mendoj se kjo provë ka qënë nënshkrimi i marrëveshjes me kishën ortodokse serbe dhe unë mendoj se ky ishte një gabim shumë strategjik nga ana e kryeminsitrit Abazoviç. 

Ajo që është e pakuptimtë dhe jo logjike jo vetëm për mua por edhe për shumicën e shqiptarëve, kryeministri Abazoviç ka gabuar në hapat e tij politik përsa i përket shqiptarëve, përderisa ka vendosur prioritet të qeverisë nënshkrimin e marrëveshjes me kishën ortodokse serbe edhe pse e dinte që kjo ishte një çështje shumë delikate dhe e ndjeshme e cila ka sjellë edhe rrëzimin e partisë së socialistëve pas 30 vitesh në pushtet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco