‘Pasaporta e artë’, Çollaku: Siguria kombëtare ka shkuar për lesh! Rama ka bërë pazare për 9 vite

16:48, 19/08/2022
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv dhënien me koncesion të shtetësisë shqiptare. Çollaku deklaroi se siguria kombëtare ka shkuar për lesh ndërsa shtoi se çdo gjë që shitet e blihet në këtë vend, çmimin ja vendos kryeministri Edi Rama.

"Çdo gjë që shitet e blihet në këtë vend i vendoset çmimi nga Edi Rama, jemi nën një regjim. Për dhënien e shtetësisë, kriminale dhe elektorale, trafik i pastër. Do përdorë shumë elementë nga lindja e mesme që kanë destinacion europën, ka ndodhur dhe më herët, kanë marrë pasaportën shqiptare dhe kanë vijuar rrugëtimin në Europë."-tha Çollaku.

Më tej ai shtoi se banditët e organizatave kriminale ku shqiptarët janë pjesë, disa operacioneve ekonomike që pritet të zhvillohen në Shqipëri ju duhen para.

“Një mënyrë për të krijuar lirshmërinë e lëvizjes, prezencës dhe pazareve që vazhdojnë mund të jenë dhe një shteg. Këtë ka bërë Rama në 9 vite regjim, nuk besoj se ai e ka harruar zakonin e tij.”-tha Çollaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco