Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Çollaku: Bilanc lufte nga ngjarjet kriminale! Qeveria në bashkëpunim me mafien

16:37, 19/08/2022
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv ngjarjet kriminale në dy ditët e fundit. Çollaku tha se kemi të bëjme me një bilanc lufte ndërsa shtoi se ngjarjet kanë ngjashmëri sa i përket mënyrës që janë kryer ekzekutimet.

Më tej ai shtoi se krimi dhe vrasësit kanë kontroll të theksuar në territorin e vendit dhe mund t'i lajnë hesapet kur të duan. Sipas Çollakut, policia duhet të veprojë pasi ka informacione të mjaftueshme por theksoi se mafia dhe pushteti duket se janë krah njëri-tjetrit.

"Ekzekutime që vlojnë, mund të jenë të stërvituar, të angazhuar për këto ekzekutime. Nuk shkojnë për interes personal, mund të jenë të paguar, janë punëmbaruar. Pafundësi breshërie, djegie makinash. Tregues i rënies së sigurisë. Pasiguria për jetën, përditshmërinë.

Gjendemi vetëm përballë raporteve të pisëta. Për sa kohë renditemi në 7 vitet e fundit në raportet për trafik droge, vrasja dhe ekzekutimi, pazari do prishet mes grupeve. Policia dhe partnerët kanë informacione të bollshme. Mafia dhe pushteti kanë një terrtor për të ndarë, e qeverisin së bashku, janë përballë ose në krah të njëri-tjetrit. Ne i shohim në krah të njëri-tjetrit."-deklaroi Çollaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco