Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Boçi nxjerr VIDEO-n: Rama, njeriu që ka sponsorizuar, mbështetur dhe bashkëpunuar me krimin

Boçi nxjerr VIDEO-n: Rama, njeriu që ka sponsorizuar, mbështetur dhe bashkëpunuar me krimin

17:04, 18/08/2022
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka reagaur për ngjarjet e fundit kriminale në vend duke shënuar 4 viktima në 24 orë, duke bërë përgjegjës direkt kryeministrin Edi Rama. 


Sipas Boçit, është e njohur botërisht që njeriu që ka sponsorizuar, mbështetur dhe bashkëpunuar më ngushtësisht me krimin dhe përfaqësues të botës së krimit në dekadën e fundit në Shqipëri, është Edi Rama. 


Postimi i plotë: 


Është e njohur botërisht që njeriu që ka sponsorizuar, mbështetur dhe bashkëpunuar më ngushtësisht me krimin dhe përfaqësues të botës së krimit në dekadën e fundit në Shqipëri, është Edi Rama.


❗Njeriu që mbushi parlamentin dhe administratën me kriminelë, njeriu që vazhdon e tjetërson vullnetin e shqiptarëve në zgjedhje me kriminelë dhe që së fundmi kërkon të legalizojë paratë e krimit përmes "amnistisë fiskale", u zotua një muaj më parë se Elbasani, falë punës së Qeverisë e policisë së tij, do të gjejë qetësi nga ngjarjet kriminale!


❗️"Policimi në komunitet" i ka dhënë rezultatet, tha paturpësisht vetë Rama. Por në mes të Elbasanit të rinjtë zbrazin armën ndaj njëri-tjetrit në sy të efektivëve të Policisë e në autostradën e turizmit të Vlorës perlë, kallshnikovët mbajnë ison e rradhës, duke i marrë jetën dy personave.


❗Nuk ka ditë që Shqipëria të mos prodhojë vdekje dhe vrasje, që më shumë se fraza zhargon e komunikatave të policisë, se "vrasja ndodhi për një konflikt të çastit", apo se “u bë për larje hesapesh”, është tregues i rënies së shtetit dhe sigurisë publike. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco