Projektet e vaditjes/ Berisha: Në 2013 kemi lënë 140 mln euro për investime, s'dihet ku shkuan

Projektet e vaditjes/ Berisha: Në 2013 kemi lënë 140 mln euro për investime, s'dihet ku shkuan

11:24, 18/08/2022
A+ Aa A-

Dështim spektakolar i konsideroi kryetari i PD, Sali Berisha programet e vaditjes. 

Gjatë takimit me ekspertë të bujqësisë dhe fermerë, Berisha se në vitin 2013 qeveria e paraardhëse la të gatshme 140 milionë euro për t'i investuar, por këto para nuk dihet ku kanë përfunduar. 

"Shqipëria është një vend plot ujë. Programet e vaditjes janë një dështim spektakolar. Në vitin 2013 u lanë të gatshme 140 milionë euro me Bankën Botërore për vaditje. Askush nuk di se çfarë u bë me to. HEC-i i Banjës u ndërtua me kushtin që të ishte edhe një vepër e madhe vaditëse, sikurse edhe energjetike. Nuk është bërë asgjë për fillimin e një impianti apo të kanaleve për të shfrytëzuar këtë digë për vaditje", u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco