Berisha: Ballkani i Hapur do shënojë masivisht falimentimin e fermave tona

Berisha: Ballkani i Hapur do shënojë masivisht falimentimin e fermave tona

11:17, 18/08/2022
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar sërish se Ballkani i Hapur do falimentojë fermerin shqiptar. 

Gjatë takimit me ekspertë të bujqësisë dhe fermerë, Berisha tha se nisma e Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiç do shënojë falimentimin masiv të fermave tona. 

"Hapja e doganave në kuadër të Ballkanit të Hapur do të shënojë masivisht falimentimin e fermave tona. Vetëm brenda një viti janë rritur me 250% importet e prodhimeve bujqësore nga Serbia. Në një kohë kur subvencionet aktuale dhe në dekada për fermerët e ish-Jugosllavisë kanë qenë qindra herë më të mëdha se ato thërrimet që mund të kenë marrë fermerët shqiptarë", tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco