Avokati i Popullit/ Rama - Basha, marrëveshje për Rusmalin

Avokati i Popullit/ Rama - Basha, marrëveshje për Rusmalin

10:31, 18/08/2022
A+ Aa A-

Burime bëjnë me dije se Lulzim Basha ka rënë dakord me Ramën që për Avokat të Popullit të votojë Ilir Rusmalin, ish-demokratin që prej vitesh ambalazhon të gjitha iniciativat ligjore antikushtetuese të Ramës që kanë për qëllim eleminimin e opozitës.

Ilir Rusmali, një ish-armik i Bashës në qeverinë 'Berisha', tani është kthyer në preferencën e Bashës qysh kur ish-demokrati bashkëpunon me Ramën kundër PD.

Në ditët e nxehta të gushtit kur PD dhe opozita janë marrë gjithë kohën me dëgjimin e grupeve të ndryshme dhe denoncimin e aferës së inceneratorëve, Basha nga Hamalla megjithëse i zënë me përfundimin e pishinës tek dy vilat që fitoi në opozitë, ka gjetur kohë të negociojë me Ramën për Ilir Rusmalin, ish-demokratin e kthyer në shërbim të Edi Ramës.

Kjo ka sjellë edhe përplasje brenda deputetëeve të Bashës pasi secili ka nga një kandidat të vetin e nuk janë dakord për Ilir Rusmalin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku18/08/2022 21:14

Stambolli digjet dhe gruajae mire krihet!! Eshte e cuditeshme se si ndryshojne moralin dhe bindjet politike njerezit ne Shqiperi! Kaq te paformuar jane ? Ilir Rusmajli u respektua nga te gjithe me doreheqjen e tij te ndershme. Cfare e shtyn te behet tapet i rames dhe bashes??? Nuk dua ta mendoj !!!

DEMOKRATI I BAZES18/08/2022 14:00

Kush ka menduar qe Lul Brava ka dhene doreheqjen dhe eshte larguar???!!! Kush mendon qe Lul Brava po fle gjum dhe nuk po vepron???!!! Kush ka menduar qe Lul Brava keto 9 vite në "opozite" ka qene nje "gjumash", do te thote qe nuk paska tru dhe eshte shume i trash! Keto 9 vite në "opozite", ai jo vetem qe nuk ka qene as ne gjum, as idiote, as injorant dhe as i trash, por nuk vene kurre gjum në sy. Ai biles i ka shqyer syte aq shume, sa qe nuk ka lene asnje cent nga pushteti sorosian i narko-bandes mafioze te Rames qe bjere ne shesh, duke i sherbyer Rames dhe duke e bere PD-ne lesh dhe pershesh!

Shto koment

Denonco