'Po ç' katil qeveri është kjo që ndalon barnat e Perëndimit në farmaci?! Ç'kancer politikë është kjo?!'

'Po ç' katil qeveri është kjo që ndalon barnat e Perëndimit në farmaci?! Ç'kancer politikë është kjo?!'

09:05, 18/08/2022
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani.

Krimet kundër njerëzve nuk bëhen më si dikur me armë zjarri. Mjafton të mos lejosh përdorimin e barnave që regjistrohen e përdoren në BE apo Amerikë dhe ia arrin qëllimit. Jo menjëherë por ashtu, dalëngadalë. Nga pak e për ditë.

Po çfarë katil-Qeverie është kjo more që bën çdo gjë të ndalojë barnat që përdor Perëndimi nëpër farmaci?!

Po çfarë kancer-politike është kjo more që më kollaj gjen kokainë në treg sesa antibiotikë që prodhon e përdor Perëndimi?!

Po çfarë maskarenj-pushtetarë janë këta që për vete i marrin barnat në Europë, kurse popullsinë e vrasin me barna falso, pa din e pa iman?!

Po çfarë xhelatë-zyrtarë janë këta që quajnë kondrabandë përpjekjen për të sjellë ilaçe nga Europa për derman njerwzor?!

Po pse more kaq e vështirë qenka t’i hidhni në kosh të gjitha shpikjet e politikës vrastare të regjistrimit e tregtimit të barnave?!

Çfarë regjistrimi i bëni ju barnave që i prodhojnë e provojnë njerëzia në Perëndim, o kriminelë!?

Çështja e barnave nuk është më punë korrupsioni jo! Është krim kundër njerëzimit!

Halli na ka bërë të merremi me këtë gjë prej vitesh. Çdo vit e më keq ka shkuar kjo punë. E kemi provuar në lëkurë.

Farmacistët mbledhin supet dhe rrudhen me keqardhje kur thonë "s’ka, është zhdukur nga qarkullimi"...

Mjekët gjithashtu...

Ahhhh!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku18/08/2022 21:36

Kjo eshte politika e sateliteve dhe e droneve z. Manjani !! Kjo eshte politika e percaktimit te semundjeve pa analiza z. Manjani, sepse shteti nuk ka para per analiza ( i ka mare Salomeja per te hequr kilet e teperta dhe per te bere operacionet plastike pas dobesimit). I kane marre deputetet e degjeneruar, pabukset ( si i quan populli), per tu nisur e stolisur!! Qe te merren barna nga Perendimi, me cfare lekesh do te paguajme stela gongallen, cdo dite ?? Per cfare shkojne funksionaret e larte te ASPAKUN ne SHBA, kur kane gjithshka te pasqyruar ne dosjet qe flene ne zyrat e tyre ? Apo bejne allashverishe per post ramen, nje si z. Begaj, qe do t'ju thote lepe peqe atyre ? Ku eshte ndershmeria e tyre per te pranuar qe shteti ka rene ne cdo fushe, qe reforma ne drejtesi ka deshtuar me kembe e koke, qe e vetmja gje qe nuk ka deshtuar ne Shqiperi eshte vjedhja nga vete qeveria, nga pushtetaret, eshte korrupsioni i ndertuar nga vete qeveria, eshte krimi i organizuar nga vete qeveria, etj dhe se fundmi masakrimi i popullit ! Doni me per Belulin z. Manjani ?? Dhe ju me te drejte kerkoni ilace!!!

Gj18/08/2022 10:33

Z. Manjani, në një shkrim para ca ditësh ia le ndëshkimin në dorë ZOTIT! A mendon se ka ardhë koha me i dhënë një dorë edhe robi?

Shto koment

Denonco