Vasili: Me naftën nën 170 lekë, Maqedonia e Mali i Zi janë pasqyra e fytyrës së Bordit të Hajdutëve!

Vasili: Me naftën nën 170 lekë, Maqedonia e Mali i Zi janë pasqyra e fytyrës së Bordit të Hajdutëve!

08:48, 18/08/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PL, Petrit Vasili, deklaroi sot se dy vende të rajinit, Maqedonia dhe Mali i Zi, janë pasqyra ku shihet qarte fytyra e Bordit të Hajdutëve, duke iu referuar kështu Bordit të Transparencës së ngritur nga qeveria që cakton çmimet e naftës në Shqipëri.

"Bordi i Hajdutëve Qeveri plus Oligarki rriti dje përsëri në mënyrë mafioze, çmimin e naftës me 6 lekë, - tha Vasili. - Ndonëse çmimi i naftës në bursa bie deri më poshtë se para luftës, Bordi, me urdhër të oligarkëve vazhdon rritjen.

Justifikimet e Bordit janë të një paturpësie të padëgjuar. Shikoni çmimet në Maqedoni e Mal të Zi!

Po mirë mo Bordi i Hajdutëve, po kjo Maqedonia nuk i sheh bursat që çmimin e naftës nuk e lëviz nga 90 denarë (rreth 170 lekë)?! 

Po mirë mo Bordi i Hajdutëve, po Mali i Zi nuk i sheh këto bursa që e mban çmimin e naftës edhe nën 170 lekë?!

Vjedhja përmes Bordit po konsumohet sheshit. Ka vetëm dy zgjidhje që nuk presin më: Shkrirje e menjëhershme e Bordit të Hajdutëve; ulje e taksave që rëndojnë mbi naftën," theksoi Vasili dhe shtoi:

P.S Fotot jane te çmimeve dje ne Maqedoni dhe Mal te Zi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Direkt n riedukim18/08/2022 10:15

Vasili: Me naftën nën 170 lekë, Maqedonia e Mal të Zi janë pasqyra e fytyrës së Bordit të Hajdutëve! Shënim: Ça titulli është ky? Maqedonia e Mal të Zi? E para, quhet Maqedonia e Veriut. Pastaj duhet të ishte Maqedonia e Veriut dhe Mai i zi......

Shto koment

Denonco