Rama rriti çmimin e naftës, Strazimiri: Vjedhje e qeverisë me oligarkët! Monopol anti-treg në kurriz të popullit

Rama rriti çmimin e naftës, Strazimiri: Vjedhje e qeverisë me oligarkët! Monopol anti-treg në kurriz të popullit

17:12, 17/08/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Gent Strazimiti, ka reaguar përmes rrjeteve sociale për rritjen e çmimit të naftës nga qeveria në Shqipëri, edhe pse çmimi i saj në bursa ka rënë.

Strazimiri shprehet se kemi të bëjmë me një vjedhje në bashkëpunim, mes qeverisë dhe oligarkëve të naftës, në një monopol anti-treg në kurriz të popullit dhe ekonomisë kombëtare.

Statusi
Sundimtari e vendos vetë çmimin! Qeveritarit ia vendos tregu! Kjo është vjedhje në bashkëpunim, mes qeverisë dhe oligarkëve të naftës, në një monopol anti-treg në kurriz të popullit dhe ekonomisë kombëtare.

Përse qeveritë e tjera nuk qeverisin njësoj si kjo banda që sundon Shqipërinë? Nuk i duan paratë? Janë më të ndërgjegjshëm? Janë më të ndershëm? JO!

Qeveritë e vendeve normale nuk guxojnë ta bëjnë sepse varen nga vota e qytetarëve, jo nga influencat e ndyra kriminale e oligarkike.

Qeveritari është deleguar me votë që të qeverisë, të administrojë, dhe po me votë i hiqet delegimi... Sundimtari nuk ka nevojë për votë... ai thjesht sundon...

Ky është dallimi midis një qeveritari dhe një sundimtari: VOTA

KAQ!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari17/08/2022 21:54

NUK ESHTE VJEDHJE POR ESHTE GRABITJE DHE PLACKITJE E POPULLIT!! VJEDHJET BEHEN FSHEHURAZI, LARG SYVE TE NJEREZVE DHE ROJTAREVE, POLICISE DHE USHTRISE. VJEDHJET BEHEN NATEN OSE NE ORET E PARA PAS MESNATE, KUR TE GJITHE JANE NE GJUMIN E DYTE TE VDEKJES!! NDERSA KETA PO GRABISIN DHE PLACKISIN GJITHCKA HAPUR, PA FRIKE, PA U RUAJTUR, PA E RRUAJTUR DHE PA PJERDHUR FARE AS PER POPULL, AS PER POLICINE DHE AS PER PROKURORINE DHE AS PER SPAK, QE NUK E DIME PER CFARE U KRIJUA DHE CFARE FUNKSIONI KA!! KETA PO GRABISIN GJITHCKA HAPUR FARE!! KU ESHTE POPULLI PSE NUK NGRIHET, PSE NUK PROTESTON, PSE NUK KUNDERSHTON DHE PSE NUK U VA FLAKEN TE GJITHA PIKAVE TE KARBURANTEVE NJEHERESH NE TE GJITHE SHQIPERINE!!! PASKEMI QENE ME TE VERTETE NJE POPULL PULE E LAGUR QE KA FRIKE VETEM NJE SHSHSHSHSHSH TE EDVIN KRISTAQ RAMES!!

Shto koment

Denonco