Lajmi i fundit

LIVE/ 'Syri Digjital' me moderatorin Bled Marku

Berisha: Grup hajnash në qeveri që vjedhin me firmë! Ahmetaj hajdut, Balla anëtar i bandës kriminale të Elbasanit

21:24, 16/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një takim me mësues dhe ekspertë të arsimit parauniversitar. Berisha deklaroi në përfundim të takimit se fati i qeverisë së Ramës do të jetë tragjik ndërsa Arben Ahmetajn e quajti një hajdut dhe Taulant Ballën anëtar të bandës së rrezikshme të Elbasanit.

Kreu i PD tha se qeveria e Ramës përdor mashtrimin dhe vjedhjen duke vendosur monizmin e plotë ndërsa shtoi se kjo qeveri bën propagandë dhe vjedh me firma.

“Kësaj radhe, strikt në pozicionin qytetar ju them se alfa për çdo mësues, e qytetar në këtë vend, në mënyrë që të mund të transformojë e ndryshojë këtë realitet, është realizimi i fatit tragjik se ne qeverisemi sot nga një grup më së paku hajnash të cilët përdorin ndaj qytetarëve, përdorin ndaj mësuesve shqiptarë, ndaj mjekëve, inxhinierëve, fermerëve, fëmijëve, dy armë, mashtrimin dhe vjedhjen, vjedhjen dhe mashtrimin. Ju dëgjova zoti Teferiçi kur ju referuat Arben Ahmetajt. Tragjike kur një drejtor shkolle përballet me një ministër hajdut që u largua nga Shqipëria si hajdut, u rikthye u vendos, iku si hajdut. Ndërsa Balla është anëtar i bandës së rrezikshme të Elbasanit. Ajo që bën kjo qeveri është propaganda dhe mashtrimi me firmë.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco