Denoncon profesori: Arben Ahmetaj më hoqi nga puna për të futur një tjetër! Fitova dy gjyqe por...

20:47, 16/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një takim me mësues dhe ekspertë të arsimit parauniversitar.

Bledar Teferiçi nga Kavaja, i cili prej 10 vitesh nga 2009 deri në 2018 ka qenë drejtor i shkollës ‘26 marsi’ tha se Arben Ahmetaj e hoqi nga puna me dy gisht letër për mosplotësim të kritereve të punës por nga ana tjetër është i kualifikuar dhe i certifikuar.

Sipas Teferiçit, ka fituar dy gjyqe me të drejtën e rikthimit në detyrë, ka marrë disa paga por nuk ia njohin vendimin e drejtësisë. Sipas tij, gjatë sorollatjeve, në pozicionin ku ai ishte, u emërua një drejtoreshë.

“Më hoqi kur unë kisha 9 vite drejtor. Hidhem në rrugë në mënyrë të çuditshme në 2018, pas sagës së gjatë, peripecive të gjyqësor fitoj, gjykata më dha të drejtën të rikthehem në mënyrë të çuditshme.

Për tre muaj rikthehem, me disa paga pagesë, të gjitha kosto e taksapaguesve shqiptarë, në të njëjtën kohë paguhej një drejtoreshë tjetër aty.

Largime nga puna që ne fitojmë gjyqe dhe paguhen dy perosna, kosto e taksapaguesve. Edukimi në rrezik për mua është edukimi në një status alerti. Të gjithë ne që merremi me edukimi e arsimin, jemi në rrezik, trysni e presion dhe kështu nuk japim atë që duhet.

Saga ime vazhdon që zotërinjtë nuk e njohin rikthimin në punë, nuk e njohin dhënien e pagave dhe më mbajnë për gati 3 vite sorollatje, u desh fitimi i gjyqit të dytë në apel dhe përsëri nuk më kthejnë në punë.

Ligjet, gjyqësori dhe asgjë që lidhet me të drejtën e një njeriu nuk pi ujë. U frikësuan nga ‘STOP’-i dhe jo nga gjyqësori.”-tha Teferiçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco