VIDEO-SYRI TV/ Denoncimet e PD për aferën e inceneratorëve, Malltezi: Kompanitë guackë nuk kishin buxhet

14:36, 16/08/2022
A+ Aa A-

Partia Demokratike publikoi përgjigjet e 5 pyetjeve që i shtroi një ditë më parë qeverisë, duke hedhur dritë mbi kompanitë guackë, të cilat morën miliona euro për inceneratorët. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi  ngriti edhe 5 pyetje të tjera për qeverinë, e cila refuzon të kthejë përgjigje.

Nga SYRI TV

Pasi qeveria ka refuzuar t’i kthejë përgjigje, selisë blu, lidhur me pyetjet për aferën e inceneratorëve, Partia Demokratike ka zbardhur përgjigjet e pyetjeve,  që një ditë më parë, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi,  i drejtoi  Këshilli të Ministrave. Në një dalje nga selia blu, Malltezi publikoi dokumente që hedhin dritë mbi kompani guacka, që megjithëse nuk kishin buxhet të mjaftueshëm, as staf dhe as eksperiencë në fushën e menaxhimit të mbetjeve, kanë marrë qindra milionë euro nga inceneratorët. 

Më tej, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së shtroi 5 pyetje të tjera, lidhur me aferën e inceneratorëve.

Malltezi  deklaroi se SPAK po hesht,  ndërsa prej dy javësh,  Partia Demokratike po publikon fakte dhe po i kërkon qeverisë të japë përgjigje për pyetjet lidhur me aferën 430  milionë euro  të inceneratorëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco