Shehaj: Kompanitë e djegësave morën kredi me Garanci Sovrane, edhe ndihma për bizneset përfundoi tek inceneratorët

Shehaj: Kompanitë e djegësave morën kredi me Garanci Sovrane, edhe ndihma për bizneset përfundoi tek inceneratorët

12:24, 16/08/2022
A+ Aa A-

Brisida Shehaj, koordinatorja kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, dëshmoi para medieve sot se si kompanitë e lidhura me inceneratorët kanë marrë kredi gjatë periudhës së pandemisë duke përfituar nga Garancia Sovrane që vuri në dispozicion qeveria për të mbështetur bizneset që të paguanin punonjësit.

Shehaj sqaroi diçka që në krye: “E quajnë zakonisht “Buxheti i Shtetit” por Buxheti i Shtetit janë taksat tonë dhe asgjë më tepër.

Kjo është një kontratë kredie tjetër: në vitin 2020, kompania ka marrë kredi tek Garancia Sovrane për pagat e punonjësve. Pra, kjo kompani me shumë pak njerëz të deklaruar, me shumë para të marra nga Buxheti i Shtetit, nuk qe në gjendje të paguante punëtorët dhe të merrte kredi dhe garanci janë paratë e popullit shqiptar.

Në shtator 2020, kompania tjetër kërkon të përfitojë sërish nga riskedulimi i kredive për shkak të Covid-19 dhe pse kanë marrë pagesa dhe duhet t’i paguanin kreditë rregullisht, bazuar në urdhrin e Kryeministrit dhe të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Pika 2 është kredia që është marrë për pagat gjatë Covid dhe pika 3, që është akoma më e rëndë për marrjen e një kredie tjetër 3 milionë dollarë me afat 5-vjeçar për rimëkëmbjen nga pandemia, nga një bankë e nivelit të dytë “me garanci shtetërore”.

Pra, ndihma që dha qeveria shqiptare për biznesin përfundon edhe kjo tek inceneratorët.

Kjo është kërkesa drejtuar bankës. Bankat e kanë mbrojtur interesin e tyre, aksionerët e tyre jo si qeveria që nuk mbron paratë e shqiptarëve.

Të gjitha kompanitë që ishin palë të lidhura, pas arrestimit në dhjetor 2021, filluan dhe mospagesat e kredive dhe kjo është letra që i drejtohet kompanisë nga banka përkatëse ku i liston dhe kredinë e fundit dhe i thotë zotëri, jeni 87 milionë lekë me vonesë dhe shkresa është e datës 1 shkurt 2022. Dhe shkresat e inceneratorit të Tiranës fillonin në shkurt.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco