Çfarë keqkuptimi! Këta të korruptuarit kujtojnë se pasuria do t'i mbrojë nga zonja Vdekje!

Çfarë keqkuptimi! Këta të korruptuarit kujtojnë se pasuria do t'i mbrojë nga zonja Vdekje!

10:33, 16/08/2022
A+ Aa A-

Nga Artan Fuga.

Çfarë keqkuptimi!!! Këta të korruptuarit me tendera, me bakshishe, me lloj-lloj gjërash që kanë synim pasurimin e paligjshëm, veç të tjerash, duhet jo vetëm të përbuzen, madje të izolohen nga shoqëria, por janë edhe në një keqkuptim absolut! E ka fajin shkolla dhe edukimi për këtë!

Mua më vjen keq për ta! Kanë një keqkuptim gjigant të mjerët për jetën dhe vdekjen! Ju betohem!

Kujtojnë se edhe në botën e përtejme do të shkojnë me ato pasuri që kanë mbledhur me grykësi, të vjen t'ia plasësh gazit, po qe se nuk je me inat me ta, kujtojnë se pasuria do t'i mbrojë nga zonja Vdekje që do t’ua rrëmbejë të gjitha, kujtojnë se leku i vjedhur, grabitur, apo fituar me hile e poshtërsi, do t'i mbrojë nga sëmundjet, kujtojnë se po të hanë në restorante me çmime në stratosferë, po qe se shëtisin me varka vrastare fëmijësh, po të pinë verë 40 mijë euro shishja do të jenë më të lumtur, kujtojnë se ata që i rrethojnë janë miqtë e tyre të vërtetë.

Hahahahahaha!

Madje mendojnë se atje ku do të shkojnë do marrin me vete dashnore, rroba firmato, dhe harrojnë se dhe shtëpitë me dyqind dhoma, të fshehura pas gardheve me beton, nuk janë pronësi e tyre, janë vetëm me qira për disa sekonda, se në fund të gjithë do shkojnë atje te ata me lopatë!!!

Çfarë humbjeje kohe të kotë që bëjnë në vend të pasurojnë shpirtin!

Harxhojnë jetën, për të fituar atë që do t'u marrin me dhimbje edhe po qe se i shpëtojnë SPAK-ut e Spatës!

Të vdesësh gazit nga keqkuptimet e tyre, nga fakti si e harxhojnë kot jetën e tyre, pre e ambicieve, iluzioneve, budallallëkut!

Çfarë përgjegjësie ka shkolla shqiptare që i ka lënë injorantë në gomarllëkun e tyre!

Qesh, qesh, qesh!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alban16/08/2022 18:04

Ungjilli sipas Lukes 12,13–15. Mjafton ta lexosh dhe kupton sensin e thjeshte e te drejtperdrejte te shkrimit te Prof Fuges! Mbulesa e pelhures qe do te mbuloje diten e vdekjes, nuk ka xhepa… thenie e Papa Françeskut!

Shqiptaro-Amerikani16/08/2022 11:15

Projekti më djallezor dhe më kriminal i narko-bandes te sektit kriminalo-mafioz komunisto-sorosian dhe te organizates se strukturuar nderkombetare OPEN SOCIETY, per Shqiperine po realizohet. Ky projekt dhe plan kriminal synonte ne radhe te pare Asgjesimin e Opozites Shqiptare ne pergjithesi dhe zvogelimin deri ne eliminim te Partise Demokratike ne veçanti! Ne radhe te dyte, shkaterrimin e sistemit te drejtesise nepermjet planit kriminal sorosian amerikano-evropian te te ashtuquajtures "REFORMA ne Drejtesi" dhe vendosjen e besnikeve te "Partise" dhe ish-sigurimsave komuniste ne te gjitha nivelet e ketij sistemi! Ne radhe te trete, grabitjen dhe pervetesimin nga kjo narko-bande mafioze komuniste-sorosiane te te gjitha pasurive kombetare dhe strategjike te Shqiperise dhe venien ne dispozicion te krimit te organizuar të të gjithe siperfaqes se Shqiperise per t'i sherbyer pastrimit te parave kriminale te krimineleve shqiptare dhe nderkombetare, ortake te qeverise dhe vete qeveritareve kriminele dhe hajdute!! Dhe se fundmi, duke shfrytezuar arritjen madheshtore te qeverisjes se Partise Demokratike me Dr. Berishen, per liberalizimin e vizave, ata synojne objektivin me kriminal antishqiptar, largimin e rinise shqiptare dhe shpopullimin kriminal e vendit. Por, e keqja me e madhe qe i ra Shqiperise, gjema me e madhe dhe fatkeqesia me e zeze qe i ra Shqiperise dhe popullit shqiptar, eshte se ky plan u mbeshtet fuqishem nga qeveria sorosiane e SHBA dhe te gjithe qeverite dhe politikanet sorosiane te Evropes, te BE, te PE, te OSBE dhe te KiE. Prandaj popullit opozitar shqiptar, ndryshe nga lufta per Liri dhe Demokraci ne vitet 1990-1991, kur kishte perballe vetem regjimin me te eger diktatorial komunist, qe ishte ne fundin e tij, sot do t'i duhet qe te luftoje 10 fish me shume se sa ne 1990-1991. Pasi nuk ka perballe vetem banden e narko-regjimit klepto-kriminal dhe komunisto-sorosian te narko-satrapit putinist te Surrelit, por ka kunder edhe qeverite sorosiane te SHBA dhe te Evropes, edhe politikanet, komisioneret dhe parlamentaret e BE!! Ata sorosiane kriminele te te gjithe botes sot jane bere bashke, kane te njejtin qellim, shkaterrimin e demokracise, heqjen e lirise dhe rivendosjen e diktaturave kriminale komuniste ne mbare boten!! Shikoni se cfare po ndodh ne SHBA dhe ne Evrope!! Po goditen te gjtihe politikanet e djathte dhe konservatore ne nivel boteror!! Edvin Rama shkon ne mes te Parisit dhe ngre lart, kot me kot figuren e Emanuel Macron, njesoj sikur te ishte Musolini, Stalini, Putini apo Enver Hoxha, dhe vete Macron nuk reagon per keto mburrje dhe lartesime idiote, gje qe do te thote se ky eshte nje plan sorosian dhe atij i pelqen mandati i dyte, i trete dhe ndoshta edhe me shume, qe te jete edhe ai nje sundimtar sorosian! Ndryshe nuk shpjegohen tjeter keto mburrje alla-Crusho, qe hajduti i ikonave po i ben atij (Macron)!!! Prandaj, jo vetem Shqiperia, por e gjithe bota demokratike sot eshte ne nje rrezik shume te madh!! Akoma nuk po e ndjeni o shqiptare se ne cfare rreziku ndodheni dhe cfare katastrofe shkaterruese dhe kriminale po vjen per ne dhe per Shqiperine???!!!!

Shqiptaro-Amerikani16/08/2022 11:10

Jo i nderuar Profesor Fuga, keta narko-kleptokrato-kriminele nuk kujtojne qe pasuria do t'i mbroje nga vdekja, por besojne se pasuria blen gjithcka dhe do t'iu jape shume pushtet, do t'iu sigurojne votat dhe vazhdimin e klepto-qeverisjes se vendit, dhe do t'iu siguroje dhe garantoje paprekshmeri te perjetshme dhe do t'i mbroje nga burgu!!! Por nuk eshte fare faji i tyre, ata jane ne te drejten e tyre, sic jane ne te drejten e tyre te gjithe sundimtaret, autokratet dhe pushtetaret kudo ne bote!! Fajin gjithmone e ka populli!! Sepse eshte shume e vertete, qe cdo popull e meriton qeverine qe ka, dhe cdo popull e meriton festen qe ka!! Asnje qeveri ne bote nuk qendron dot ne pushtet asnje sekonde dhe jo nje dite, nese nuk e ka siguruar mbeshtetjen e popullit te vet!!! Nese nje vend ka nje qeveri te korruptuar do te thote qe ka nje popull shume te korruptuar, nese ka nje qeveri hajdute, do te thote qe ka nje popull shume hajdut, nese ka nje regjim diktatorial dhe shtypes, do te thote qe ka nje popull injorant dhe analfabet qe nuk e do lirine!! Jemi i vetmi popull i korruptuar ne bote qe fatin e tij ia kemi lene ne dore vetem politikes!! Prandaj jemi te destinuar qe te vuajme perjetesisht dhe te mos ngreme koken kurre!! Ne kete kuptim detyra e OPOZITES eshte tejet e veshtire, sepse jemi nje popull shume i veshtire per t'u edukuar me frymen e lirise dhe te demokracise.

Shto koment

Denonco