'Tirana, vendi më i keq i planetit'/ Berisha: Rekord tjetër i zi i dyshes Rama-Veliaj!

'Tirana, vendi më i keq i planetit'/ Berisha: Rekord tjetër i zi i dyshes Rama-Veliaj!

21:39, 15/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka reaguar sërish pas klasifikimit të Numbeo, i cili e rendit kryeqytetin e Shqipërisë Tiranën, si vendin më të keq në Evropë për të jetuar. 

'Për kujdesin shëndetësor dhe mjedisin e ndotur, ajo mjerisht renditet përktësisht në 10 dhe 12 vendet e fundit, domethënë: vendin më të keq të planetit', shkruan Berisha në Facebook. 

Sipas Berishës, ky është një tjetër rekord i zi i dyshes Rama-Veliaj. 

Postimi i plotë: 

Rekord tjetër i zi i dyshes Rama-Veliaj.
*Tirana më e keqja në Europë për të jetuar!
*Për kujdesin shëndetësor dhe mjedisin e ndotur, ajo mjerisht renditet përktësisht në 10 dhe 12 vendet e fundit, domethënë: vendin më të keq të planetit.
Të dashur miq, Tirana, sipas klasifikimit të Numbeo, të bazuar në indeksin e fuqisë blerëse, indeksin e ndotjes, indeksin e kostos së jetesës, indeksin e kujdesit shëndetësor, indeksin e klimës, indeksin e sigurisë, indeksin e kohës së qëndrimit në trafik, shpallet qyteti më i keq në Europë për të jetuar. Kjo sepse sipas këtij klasifikimi të Numbeos ka mjedisin dhe ajrin më të ndotur (de fakto më kanceroz) në Europë. Ajo renditet në vendin e 243, pra ndër të fundit në botë nga 255 qytete të studjuara gjithësej. Por edhe më të keq Tirana ka indeksin e kujdesit shëndetësor për të cilin renditet e fundit  Europë dhe në vendin e 245 në botë. Pra në planetin tonë gjenden gjithësej 12 qytete me ndotje më të madhe, dhe 10 qytete me kujdes shëndetësore më të keq së Tirana. Sipas Numbeos këto tregues vitet e fundit kanë ardhur në përkeqësim. 
🔴 Këtu më poshtë keni studimin e plotë të publikuar nga revista Monitor.
Tirana, kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë, ndër të fundit në botë. 
08/03/2022 11:02 PM
Tirana renditet si kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë dhe ndër të fundit në botë, sipas Numbeo, sistemi më i madh i të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës.
Çmimet e larta të shtëpive në raport me të ardhurat, ndotja, fuqia e ulët blerëse, koha e qëndrimit në trafik, sistemi i pafavorshëm i kujdesit shëndetësor, janë disa nga treguesit që e bëjnë kryeqytetin shqiptar të pozicionohet keq në këtë renditje. Në renditjen e re të vitit 2022, Tirana është në vendin e 229, në përkeqësim nga viti i mëparshëm kur ishte në pozicionin e 222. Kryeqyteti shqiptar renditet ndër të fundit në botë, nga 255 qytetet që janë marrë gjithsej në renditje.
Nga kryeqytetet e tjera të rajonit, Sarajeva e Bosnjë Hercegovinës renditet në vendin e 188, duke pasur pozicionimin më të mirë në Ballkan. Beogradi i Serbisë renditet në vendin e 206 dhe Shkupi i Maqedonisë së Veriut në pozicionin e 216.
Kosova dhe Mali i Zi mungojnë në këtë renditje.
Sipas shpjegimit të metodologjisë nga Numbeo, Indeksi i Cilësisë së Jetesës (sa më i lartë aq më mirë) është një vlerësim i cilësisë së përgjithshme të të jetuarit, që përdor një formulë empirike që merr në konsideratë treguesit e mëposhtëm:
-Indeksi i fuqisë blerëse (sa më i lartë aq më mirë është).  Tirana është në vendin e 122, ndër të fundit në Europë)
-Indeksi i ndotjes (më i ulët është më mirë) – Kryeqyteti shqiptare është në vendin e 243, imë e ndotura në Europë dhe ndër të fundit në botë nga 255 gjithsej. Raporti i çmimeve të shtëpisë ndaj të ardhurave (sa më i ulët aq më mirë është). Tirana është në vendin e 207, ndër qytetet më të shtrenjta në Europë për të blerë një shtëpi në raport me të ardhurat)
-Indeksi i kostos së jetesës, (më i ulët është më mirë). Këtu kryeqyteti renditet pak më mirë, në vendin e 67, ku renditja fillon nga më i liri.
-Indeksi i sigurisë (më i lartë është më mirë). Kryeqyteti shqiptar renditet në vendin e 129, një pozicion i moderuar.
-Indeksi i Kujdesit Shëndetësor (më i lartë është më mirë). Tirana është në vendin e 245, e fundit në Europë dhe ndër 11 të fundit në botë.
-Indeksi i kohës së qëndrimit në trafik (më i ulët është më mirë). Këtu Tirana renditet nga fundit në vendin e 182).
-Indeksi i Klimës (më i lartë është më mirë), ku kryeqyteti renditet në vendin e 86, me një klimë relativisht të përshtatshme).
Në Europë, qyteti më i mirë për të jetuar është Zyrihu në Zvicër, i ndjekur nga qytete të tjera po në Zvicër, si Baseli, Gjeneva. Më pas renditen Eindhoven në Holandë, Kopenhagën në Danimarkë.
Qytetet me cilësinë më të mirë të jetës në botë janë Raleigh, NC, United States; Canberra, Australia; Adelaide, Australia.
Qytetet me cilësinë më të keqe për të jetuar në botë janë Dhaka, Bangladesh; Lagos, Nigeria; Tehran, Iran; Manila, Philippines.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani15/08/2022 22:57

Lerini shkrimet, klithjet, denoncimet dhe hartimet!!! Shqiperia po falimenton dhe po shkaterrohet me nje shpejtesi sketerre ne cdo aspekt!!! Mbajini neper dosje te sigurta te gjitha keto denoncimet sepse duhen si prova dhe fakte per ceshtjet penale qe do te dhe gjyqet publike qe do te zhvillohen sapo keta kriminele te rrezohen nga pushteti! Ata do gjykohen dhe do te denohen pa meshire me denimet maksimale me te renda qe e lejon ligji dhe me sekustrimin e te gjithe pasurive te grabitura keto 9-10 vite hajduteri ekstreme! Kjo narko-bande kriminelesh dhe hajdutesh to shkaterrohet perfundimisht!! Shqiperia eshte me te vertete ne nje situate te rrezikshme mjaft te rende te ekzistences se saj si kurre me pare ne historine vet mijera vjecare!! Ne kete rrezik nuk ka qene kurre me pare as ne prag pushtimit romak, as ne prag te pushtimit turk, as ne ate te luftrave ballkanike,as nga kercenimet shoviniste serbo-malazeze dhe greke, dhe as ne luften e pare dhe as ne luften e dyte boterore!! Sot Shqiperia po rrezikon jo pushimin e huaj, por eshte ne prag te shperberjes si shtet dhe te kalimit ne nje cifik te nje rendi feudal mesjetar, ku pronari i vetem i ketij cifliku feudal eshte krimineli Edvin Kristaq Rama!! Shqiperia po kthehet ne nje shtet perandorak skllavopronar, ku gjithcka po vendoset nga Perandori!! Nje shtet ku nuk ka fare gjykata, prokurori, sistem drejtesie, arsim, shendetesi, polici, ekonomi, dogana dhe institucione finanaciare dhe shoqerore ne sherbim te popullit, por jane kthyer ne mjete sundimi, dhune dhe shtypje te popullit ne sherbim te regjimit feudal!! Revanshi kriminal i skllavopronarit Edvin Kristaq Rama po ecen me shpejtesi te madhe!! Prandaj, ka ardhur koha qe ne menyren me urgjente te mblidhet nje Komitet Kombetar dhe Mbarekombetar per Shpetimine Shqiperise me burrat dhe grate, te rinjte dhe te rejat patriote te kombit shqiptar!! Mos u vononi asnje minute sepse neser do te jete teper vone!! Nje Komitet Kombetar dhe Mbarekombetar Patriotik si Kuvendi i Madh i Lezhes, Lidhja Shqiptare e Prizrenit apo Kongresi i Lushnjes!! Shqiperia po rrezikon te kthehet ne nje diktature shume te rrezikshme!! O sot, o kurre!!

Shto koment

Denonco