Deklarata e Ballës, Manjani: Konkluzion i darkave të peshkut që hahen jo vetëm tek Luca! Kjo qeveri talibaneze duhet shkrirë

19:52, 15/08/2022
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, komentoi në edicionin e orës 19:00 në Syri Tv deklaratat e Taulant Ballës. Manjani me ironi u shpreh se është e vështirë të parashikosh konkluzionet e darkave të peshkut që hahen jo vetëm tek Gjergj Luca, por edhe në Tiranë.

Sipas ish-ministrit kemi të bëjmë me një qeveri harbute ndërsa gjuhën e Ballës e quajti të ndyrë e të poshtër. Ai theksoi se opozita duhet të nxjerrë një orë e më parë emrat kandidatë për zgjedhjet e ardhshme vendore.

"Sekretarët e partisë duhen larguar, po këto çunat e atyre që kanë firmosur vrasjen e Havzi Nelës e nderon parlamenti i Ballës? Çfarë gjuhe të ndyrë e të poshtër përdorin. Për fat të keq, parlamenti ka dalë nga zgjedhjet por nuk përfaqëson Shqipërinë pluraliste sot.

48 për qind e shumicës elektorale sundon shumicën parlamentare, kjo quhet praktikisht vjedhje elektorale, arsyeja pse kemi këtë pushtet harbut, që nuk ngjan me vende demokratike por të ngjashëm me talebanët.

Deklaratat telebaniste synojnë eliminimin e opozitës në Shqipëri, eliminimin e kundërshtarit politik jo me mjete politike por mjete ekstraligjore e kushtetuese, krijojnë hamendësime me aleanca idiote e të korruptuara me elementë të ashtuquajtur të opozitës. Këta janë talebanë, taleban Rama, taleban Balla.

Opozita përveç denoncimeve e ka me detyrim të nxjerrë kandidatët për zgjedhjet një orë e më parë."-tha Manjani.

Ndër të tjera Ylli Manjani tha se vendi ka nevojë për reformë territoriale ndërsa shtoi se nuk ka shpresë që parlamenti i Ramës të jetë zgjidhës i problemeve të Shqipërisë e shqiptarëve.

“Parlament hajdut, talebant që nuk përfaqëson shqiptarët. Duhet shkrirë një orë e më parë për të ndërtuar diçka më përfaqësuese.”-tha Manjani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani15/08/2022 23:04

Lerini shkrimet, klithjet, denoncimet dhe hartimet!!! Shqiperia po falimenton dhe po shkaterrohet me nje shpejtesi sketerre ne cdo aspekt!!! Mbajini neper dosje te sigurta te gjitha keto denoncimet sepse duhen si prova dhe fakte per ceshtjet penale qe do te dhe gjyqet publike qe do te zhvillohen sapo keta kriminele te rrezohen nga pushteti! Ata do gjykohen dhe do te denohen pa meshire me denimet maksimale me te renda qe e lejon ligji dhe me sekustrimin e te gjithe pasurive te grabitura keto 9-10 vite hajduteri ekstreme! Kjo narko-bande kriminelesh dhe hajdutesh to shkaterrohet perfundimisht!! Shqiperia eshte me te vertete ne nje situate te rrezikshme mjaft te rende te ekzistences se saj si kurre me pare ne historine vet mijera vjecare!! Ne kete rrezik nuk ka qene kurre me pare as ne prag pushtimit romak, as ne prag te pushtimit turk, as ne ate te luftrave ballkanike,as nga kercenimet shoviniste serbo-malazeze dhe greke, dhe as ne luften e pare dhe as ne luften e dyte boterore!! Sot Shqiperia po rrezikon jo pushimin e huaj, por eshte ne prag te shperberjes si shtet dhe te kalimit ne nje cifik te nje rendi feudal mesjetar, ku pronari i vetem i ketij cifliku feudal eshte krimineli Edvin Kristaq Rama!! Shqiperia po kthehet ne nje shtet perandorak skllavopronar, ku gjithcka po vendoset nga Perandori!! Nje shtet ku nuk ka fare gjykata, prokurori, sistem drejtesie, arsim, shendetesi, polici, ekonomi, dogana dhe institucione finanaciare dhe shoqerore ne sherbim te popullit, por jane kthyer ne mjete sundimi, dhune dhe shtypje te popullit ne sherbim te regjimit feudal!! Revanshi kriminal i skllavopronarit Edvin Kristaq Rama po ecen me shpejtesi te madhe!! Prandaj, ka ardhur koha qe ne menyren me urgjente te mblidhet nje Komitet Kombetar dhe Mbarekombetar per Shpetimine Shqiperise me burrat dhe grate, te rinjte dhe te rejat patriote te kombit shqiptar!! Mos u vononi asnje minute sepse neser do te jete teper vone!! Nje Komitet Kombetar dhe Mbarekombetar Patriotik si Kuvendi i Madh i Lezhes, Lidhja Shqiptare e Prizrenit apo Kongresi i Lushnjes!! Shqiperia po rrezikon te kthehet ne nje diktature shume te rrezikshme!! O sot, o kurre!!

Mjer populli i ndershm!15/08/2022 21:37

Problemi është se shqiptarët në këto 30 vite demokraci hibride nuk krijuan një sistem vlerash, e as një sistem meritokracie. Në këto 3 dekada gjithshka funksionon sipas ligjit të xhunglës, servilizmit, nepotizmit, kleptokracisë. Kap një post me lloj lloj marifetesh dhe kosideroje tokë e xanun. Piramida e vlerave është përmbysur. Llumi është ngjitur lart kudo në çdo sektor, në çdo fushë, e njëjta histori në këto 3 dekada, në çdo qeveri. Imagjino kishte vajtur bileta deri në 5000 euro për të parë koncertin e Noizyt!!! Të paguash 5mijë euro për të parë e dëgjuar Noizyn dhe Stresin, dy rrugeçër, ish hajduta, mallista. Këta në kohën e Enverit do ishin thjesht në burg. Tani janë idhujt e të rinjve. E kuptoni çfarë lemerie jetojmë. Në kohën e Enverit inxhinieri ishte inxhinier, doktori doktor, mësuesi mësues,, punëtori punëtor, teknik etj, dhe halabakët ishin halabakë. Tani llumi është lart, dhe intelektualët me shkollë i ke operatorë në call center ose në emigrim, kurse halabakët dhe militantët me poste duke vjedhur e duke shitur pordhë.

Shto koment

Denonco