Kryemadhi publikon foton: Fiksojeni mirë, ja kush është organizatori i skemës së inceneratorëve, firmosi Veliaj

Kryemadhi publikon foton: Fiksojeni mirë, ja kush është organizatori i skemës së inceneratorëve, firmosi Veliaj

18:55, 15/08/2022
A+ Aa A-

Monika Kryemadhi ka publikuar në rrjete sociale një foto të Mirel Mërtirit, një prej pronarëve të inceneratorëve që nuk ekzistojnë, por fitojnë çdo ditë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Kryemadhi ka publikuar edhe një dokument të firmosur nga kryebashkiaku Erion Veliaj që i hap rrugë grabitjes nga Mërtiri, i njohur edhe si bashkëpunëtor financiar i zyrtarëve të Rilindjes.

Mirel Mërtiri është bashkëjetuesi i Stela Gugalles dhe mik me Klodian Zoton, të dy këta të fundit pronarë inceneratorësh që kanë përfituar miliona euro.

Monika Kryemadhi shprehet se nesër mund ta shikoni Mirel Mërtirin si pjesë e stafit elektoral të fushatës së Erion Veliajt ndërsa e cilëson Mërtirin si organizator të skemës mafioze me inceneratorët. 

Postimi i plotë
Organizatori i vërtetë i skemës mafioze të inceneratorëve, i cilësuar botërisht prej mediave si bashkëjetues i njërës prej pronarëve të inceneratorëve, znj. Stela Gugallja, mik i  pronarit tjetër të inceneratorëve Klodian Zoto, e bashkëpunëtor financiar i zyrtarëve të Rilindjes.
Fiksojeni mirë, sepse nesër mund ta shikoni sërish, si pjesë të stafit elektoral të fushatës së Erion Veliaj. 

Pasi, edhe kjo firmë e paligjshme e Veliaj për inceneratorin e Tiranës, është hedhur për llogari të tij dhe grupit të tij. E ndërsa shqiptarët paguajnë shumë shtrenjtë koncesionin 29€/ton për një incenerator që nuk ekziston, paratë publike shkojnë në xhepat e grupit të strukturuar kriminal të djegsave korruptiv, për të blerë media dhe paprekshmërinë nga drejtësia e intimiduar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Liri15/08/2022 19:29

Veliaj eshte zene ngusht...nuk ha e fle ditet e fundit. Eshte informcion nga brenda stafit te tije...dokumentet qe ka lsi per te jane shume komprementuese..Veliaj i lutet rames dite per dite qe mos ti rrihapi dosjet per bashkpuntoret...rama nuk degjon..ndoshta mendon qe me nje gurre heq qafe veline dhe meten...Rama mendon gia per mandatin e 5-të.

Shto koment

Denonco