'Balla trembet nga Berisha në Parlament'/ Boçi: Bijtë e etërve duan revansh…! Kush mbjell erën, do korrë fortunën

'Balla trembet nga Berisha në Parlament'/ Boçi: Bijtë e etërve duan revansh…! Kush mbjell erën, do korrë fortunën

18:24, 15/08/2022
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar ashpër pas kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla i cili i kërkoi Parlametit të merrte masa për kryetarin e PD-së Sali Berisha. 

'Sekretari i përgjithshëm i partisë ish-komuniste dhe ish-punës, partisë së miqësisë së pathyeshme jugosllavo-sovjetike-kineze, sot socialiste, “këngëtari” i palodhur, na paraqitet sot i shqetësuar për praninë në parlament të Sali Berishës, shembësit të diktaturës Hoxhiste dhe shpurës së tij,  iniciatorit e firmosësit të rivendosjes së marrëdhenieve me SHBA e BE, të rrugës për në BE, të hyrjes së Shqipërisë në NATO, etj.', shkruan Boçi në Facebook.

Postimi i plotë:
Sekretari i përgjithshëm i partisë ish-komuniste dhe ish-punës, partisë së miqësisë së pathyeshme jugosllavo-sovjetike-kineze, sot socialiste, “këngëtari” i palodhur, na paraqitet sot i shqetësuar për praninë në parlament të Sali Berishës, shembësit të diktaturës Hoxhiste dhe shpurës së tij,  iniciatorit e firmosësit të rivendosjes së marrëdhenieve me SHBA e BE, të rrugës për në BE, të hyrjes së Shqipërisë në NATO, etj.
Sipas sekretarit të përgjithshëm të partisë ish-komuniste e ish e punës, Presidiumi i Kuvendit popullor të Shqipërisë (tani Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë) që firmoste varjen e poetëve para viteve ‘90,  do na ndërmarrka iniciativa për dënimin e atij që luajti rolin kryesor në rrëzimin e diktaturës të etërve.
Bijtë duan revansh… nga frika e shtatorit!
Por kush mbjell erën, do korrë fortunën-thotë populli!
#Shqipërianërrezik

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani15/08/2022 23:01

Lerini shkrimet, klithjet, denoncimet dhe hartimet!!! Shqiperia po falimenton dhe po shkaterrohet me nje shpejtesi sketerre ne cdo aspekt!!! Mbajini neper dosje te sigurta te gjitha keto denoncimet sepse duhen si prova dhe fakte per ceshtjet penale qe do te dhe gjyqet publike qe do te zhvillohen sapo keta kriminele te rrezohen nga pushteti! Ata do gjykohen dhe do te denohen pa meshire me denimet maksimale me te renda qe e lejon ligji dhe me sekustrimin e te gjithe pasurive te grabitura keto 9-10 vite hajduteri ekstreme! Kjo narko-bande kriminelesh dhe hajdutesh to shkaterrohet perfundimisht!! Shqiperia eshte me te vertete ne nje situate te rrezikshme mjaft te rende te ekzistences se saj si kurre me pare ne historine vet mijera vjecare!! Ne kete rrezik nuk ka qene kurre me pare as ne prag pushtimit romak, as ne prag te pushtimit turk, as ne ate te luftrave ballkanike,as nga kercenimet shoviniste serbo-malazeze dhe greke, dhe as ne luften e pare dhe as ne luften e dyte boterore!! Sot Shqiperia po rrezikon jo pushimin e huaj, por eshte ne prag te shperberjes si shtet dhe te kalimit ne nje cifik te nje rendi feudal mesjetar, ku pronari i vetem i ketij cifliku feudal eshte krimineli Edvin Kristaq Rama!! Shqiperia po kthehet ne nje shtet perandorak skllavopronar, ku gjithcka po vendoset nga Perandori!! Nje shtet ku nuk ka fare gjykata, prokurori, sistem drejtesie, arsim, shendetesi, polici, ekonomi, dogana dhe institucione finanaciare dhe shoqerore ne sherbim te popullit, por jane kthyer ne mjete sundimi, dhune dhe shtypje te popullit ne sherbim te regjimit feudal!! Revanshi kriminal i skllavopronarit Edvin Kristaq Rama po ecen me shpejtesi te madhe!! Prandaj, ka ardhur koha qe ne menyren me urgjente te mblidhet nje Komitet Kombetar dhe Mbarekombetar per Shpetimin e Shqiperise me burrat dhe grate, te rinjte dhe te rejat patriote te kombit shqiptar!! Mos u vononi asnje minute sepse neser do te jete teper vone!! Nje Komitet Kombetar dhe Mbarekombetar Patriotik si Kuvendi i Madh i Lezhes, Lidhja Shqiptare e Prizrenit apo Kongresi i Lushnjes!! Shqiperia po rrezikon te kthehet ne nje diktature shume te rrezikshme!! O sot, o kurre!!

Skrapari15/08/2022 18:59

Ne shtator I fusim hurin ne bythe Edvin taq sumqirit dhe tualet hales bashke me shpuren ridhjerase. Ti cojme ne pidh te semes

Shto koment

Denonco