Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Bie çmimi i naftës në bursë, bordi i Ramës pret të rritet që të mblidhet

Bie çmimi i naftës në bursë, bordi i Ramës pret të rritet që të mblidhet

17:26, 15/08/2022
A+ Aa A-

Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët që pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

Ulja e fundit e ka shtyrë naftën bruto brent, në një nivel prej 92,78 dollarësh.

Ky është niveli më i ulët që përpara se Vladimir Putin të urdhëronte fillimin e pushtimit rus në Ukrainë.

Rënia e madhe e çmimit të naftës të këtë të hënë përputhet saktësisht me nivelin më të ulët të mëparshëm pas pushtimit, i cili u arrit më 5 gusht.

Çmimet e Brent arritën kulmin më 7 mars në 139,13 dollarë, kur shqetësimet për furnizimet nga Rusia arritën kulmin.

Ata kanë mbetur mbi 100 dollarë për shumicën e kohës që atëherë – një nivel i parë rrallë në histori.

Është një histori e ngjashme për West Texas Intermediate, standardi i Amerikës së Veriut, i cili arriti një nivel të ulët prej 86.82 dollarë, më i ulëti që nga 3 shkurti. 

Në Shqipëri bordi harron të mblidhet
Edhe pse në bursë çmimi i naftës vijon rënien, bordi i Edi Ramës nuk mblidhet që të reflektojë në tregun shqiptar uljen e çmimit.

Bordi funksionon vetëm kur nafta rritet në bursë për të rritur si rrjedhojë çmimin dhe rënduan xhepat e qytetarëve. 

Aktualisht një litër naftë në Shqipëri kushton 221 lekë të reja për litër. 

Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës jo vetëm në rajon, por edhe në Europë, pasi ulja e fundit në bursë është reflektuar edhe në tregjet europiane. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco