'Do merrni më qafë veten'/ Meta paralajmëron punonjësit e shtetit: Mos firmosin shkresa të paligjshme

'Do merrni më qafë veten'/ Meta paralajmëron punonjësit e shtetit: Mos firmosin shkresa të paligjshme

16:58, 15/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paralajmëroi sot gjatë konferencës për shtyp, punonjësit e administratës, që të mos firmosin akte dhe vendime të paligjshme, duke iu referuar aferës së Edi Ramës me Portin e Durrësit.

Të njëjtin mesazh Meta e përsëriti edhe në llogarinë e tij të Facebook, përmes një postimi. 

Ai u kujton punonjësve të shtetit përgjegjësinë ligjore me të cilën do të përballen për shkak të firmave e tyre mbi shkresa që bien në kundërshtim me ligjet e vendit.  

Postimi
"U bëj thirrje të gjithë punonjësve të shtetit të jenë shumë të kujdesshëm, të mos përdoren si bedela për të firmosur shkresa dhe akte të paligjshme sepse do të marrin më qafë veten e tyre! 
Në Shqipëri do të funksionojë Kushtetuta dhe ligji!" 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani15/08/2022 18:15

Lerini shkrimet, klithjet dhe hartimet!!! Shqiperia po falimenton dhe po shkaterrohet me nje shpejtesi sketerre ne cdo aspekt!!! Shqiperia eshte me te vertete ne nje situate te rrezikshme mjaft te rende te ekzistences se saj si kurre me pare ne historine vet mijera vjecare!! Ne kete rrezik nuk ka qene kurre me pare as ne prag pushtimit romak, as ne prag te pushtimit turk, as ne ate te luftrave ballkanike,as nga kercenimet shoviniste serbo-malazeze dhe greke, dhe as ne luften e pare dhe as ne luften e dyte boterore!! Sot Shqiperia po rrezikon jo pushimin e huaj, por eshte ne prag te shperberjes si shtet dhe te kalimit ne nje cifik te nje rendi feudal mesjetar, ku pronari i vetem i ketij cifliku feudal eshte krimineli Edvin Kristaq Rama!! Shqiperia po kthehet ne nje shtet perandorak skllavopronar, ku gjithcka po vendoset nga Perandori!! Nje shtet ku nuk ka fare gjykata, prokurori, sistem drejtesie, arsim, shendetesi, polici, ekonomi, dogana dhe institucione finanaciare dhe shoqerore ne sherbim te popullit, por jane kthyer ne mjete sundimi, dhune dhe shtypje te popullit ne sherbim te regjimit feudal!! Revanshi kriminal i skllavopronarit Edvin Kristaq Rama po ecen me shpejtesi te madhe!! Prandaj, ka ardhur koha qe ne menyren me urgjente te mblidhet nje Komitet Kombetar dhe Mbarekombetar per Shpetimin e Shqiperise me burrat dhe grate, te rinjte dhe te rejat patriote te kombit shqiptar!! Mos u vononi asnje minute sepse neser do te jete teper vone!! Nje Komitet Kombetar dhe Mbarekombetar Patriotik si Kuvendi i Madh i Lezhes, Lidhja Shqiptare e Prizrenit apo Kongresi i Lushnjes!! Shqiperia po rrezikon te kthehet ne nje diktature shume te rrezikshme!! O sot, o kurre!!

Shto koment

Denonco