VIDEO/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t në sheshin 'Nënë Tereza', turma thërret njëzëri: Rama ik!

22:06, 14/08/2022
A+ Aa A-

Në sheshin “Nënë Tereza” është duke u zhvilluar koncertit “The Alpha Show” i reperit Rigels Rajku, i njohur për të gjithë shqiptarët si Noizy.

Reperi ka ftuar rreth 40 artistë vendas dhe të huaj në koncertin që pretendohet të jetë më i madhi i rrymës Hip-Hop që është zhvilluar në Shqipëri, ndërsa do të këndojë për herë të parë edhe Stresi pas “rilindjes” së miqësisë midis tyre.

Por duket se organizimi i koncertit nuk ka shkuar në mënyrën më perfektë të mundshme, pasi është shkëputur për disa momente energjia elektrike.

Pas shkëputjes së energjisë elektrike, turma ka thirrur njëzëri: "Rama ik"!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

VT15/08/2022 01:04

Dhe iku RAMA me vrap...!

Shto koment

Denonco