Balliu: Veliaj ka vjedhur 50 mln € me taksën e arsimit! Inceneratorët s’i gjen dot as Interpoli, Tirana plot me plehra

17:13, 14/08/2022
A+ Aa A-

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv aferën korruptive të inceneratorëve. Balliu theksoi se opozita është në aksion të vërtetë në krah të shqiptarëve për të zgjidhur problemet e tyre. Balliu denoncoi në Syri Tv se Erion Veliaj ka vjedhur nga taksa e infrastrukturës arsimore 50 milionë euro për 7 vite.

"Veliaj është i zënë duke vjedhur qytetarët. Prej 7 vitesh qytetarët e Tiranës paguajnë taksën e infrastrukturës arsimore e cila në parim duhet të shërbente për ndërtimin e disa shkollave.

Janë mbledhur 50 mln euro nga kjo taksë në 7 vite, me 50 milionë euro mund të bëheshin të paktën 50 shkolla, të paktën, e marrim 1 mln euro një shkollë.

Llogarisni që 14 mln euro qytetarët i paguajnë koncesionarit të PPP-së që ka vendosur Veliaj në këtë taksim të shpikur prej tij.

S'kanë pse ta paguajnë, është detyrim i bashkisë t’i japë drejtim arsimit. E gjeti këtë taksë si një mjet për të vjedhur."-tha Balliu.

Sa i përket aferës korruptive të inceneratorëve, Balliu tha se plehrat janë në mes të rrugës në lagjet e Tiranës pasi inceneratorët nuk i gjen dot as INTERPOLI.

“Nuk ekzistojnë. Veliaj që thotë do djegim plehrat, plehrat janë nëpër rrugë. Në njësinë 7 janë në mes të rrugës kryesore. Në çdo lagje, koshat janë të papastruar se s’kanë ku i çojnë, s’ka inceneratorë, ndërkohë qytetarët paguajnë 80 mijë euro në ditë për inceneratorët. Paguhet për shërbime që nuk jepen.”-tha Balliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco