Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Nesho: Vendi nën perandorinë e kanabisit! Bashkimi Europian, çështje dytësore për Edi Ramën

16:54, 14/08/2022
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv dhënien me koncesion të shtetësisë nga kryeministri Edi Rama.

Sipas diplomatit Nesho kemi të bëjmë me një aventurë qeveritare ndërsa shtoi se Rama, çështjen e aderimit sa më shpejt në BE e ka çështje dytësore dhe është fokusuar në projektin e Ballkanit të Hapur.

“Veprime të tilla cënojnë ligjin europian. Kjo është një aventurë nga qeveria. Mungesë vizioni të qeverisë shqiptare. Kemi një dallim që nuk ka intension për të realizuar kriteret me hapjen e kapitujve për negociatat.

Kjo qeveri ashtu si dhe me shumë veprime të tjera, lënia e vendit në perandorinë e kanabisit, politikë kundër BE. Shqipëria është kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave."-tha Nesho.

Më tej diplomati deklaroi se katastrofa më e madhe e këtij shekulli është ardhja në pushtet e një qeverie, një klike që drejton vendin, klikë e paaftë për të marrë përsipër përgjegjësinë ekonomike për të çuar vendin përpara.

"Mentaliteti i saj ka mbetur në mentalitetin e një bashkie që merret në bojatisjen e pallateve të qytetit dhe dhëniet e sipërfaqeve të banimit  dhe kalkulimin e përfitimeve prej tyre.

Fatkeqësia më e madhe, në momentet më kritike, ku duhet të kishim marrë forcën kryesore shikojmë një qeveri që vendos interesat personale.”-deklaroi Nesho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari14/08/2022 19:41

Per narko-satrapin putinist te Surrelit, Bashkimi Evropian, jo qe nuk eshte ceshtje dytesore apo tretesore, por nuk eshte fare ne xhenden e tij. Ne axhenden e tij jane vetem planet dhe projektet kriminale per ta larguar Shqiperine sa me larg dhe sa me shume nga Bashkimi Evropian!! Akoma nuk e keni kuptuar kete plan sorosiano-kriminal te narko-bandes mafioze "RILINDJA"??

Shto koment

Denonco