E padëgjuar/ OST, tender 130 mijë euro për trajtim kozmetik për punonjëset femra

E padëgjuar/ OST, tender 130 mijë euro për trajtim kozmetik për punonjëset femra

23:02, 13/08/2022
A+ Aa A-

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka hapur një tender për trajtimin kozmetik të punonjëseve femra. Skerdi Drenova, kreu i OST-së, dikur një nga drejtuesit e Top Channel, është shquar më shumë për disiplinën dhe kodin e veshjes në punë sesa për menaxhimin e financave apo edhe drejtimin juridik apo ekonomik.

Por, pasi la televizionin, Drenova ngjiti shkallët e karrierës në shtet, teksa aktualisht drejton një nga institucionet që menaxhon miliona euro. Dhe, kur të gjithë punonjësit e administratës shtetërore marrin ndihmë mjekësore (nëse kanë nevojë) në shtet, punonjësit e OST-së do të marrin ndihmë mjekësore në privat. Madje, kanë benefite të mëdha, pavarësisht se paguhen me para publike.

Sipas dokumenteve, OST-ja ka hapur një tender me objekt sigurimin e punonjësve. Madje, edhe trajtimin e tyre shëndetësor. Çfarë trajtimi z.Drenova? OST-ja u paguan edhe sigurimet shëndetësore për në spitalet shtetërore. Përse bëhet një tender i tillë, kur ata/o janë të siguruar në shtet? Mos vallë këto spitale shtetërore po bëhen vetëm për njerëzit e thjeshtë? Apo për fukarenjtë?!

Sipas dokumentit të mësipërm, Drenova ka firmosur tenderin me objekt “sigurimi i jetës dhe shëndetit për punonjësit e mirëmbajtjes së linjave dhe punonjësve femra”. Pra, një trajtim të veccantë, sipas objektit të tenderit, e kanë edhe femrat! Fondi për këtë tender është 13.290.728 lekë pa TVSH (me TVSH rreth 130 mijë euro), të cilat janë nga të ardhurat e OST sh.a. Ndërsa kohëzgjatja e kontratës ose afati për zbatimin e saj është 12 muaj nga hyrja në fuqi e kontratës. 

Image

Nga hulumtimi i dokumenteve të këtij tenderi, rezulton se do të jenë qindra punonjës të rrjetit të shpërndarjes që do të përfitojnë (nëse do kenë nevojë) trajtim shëndetësor.

Ndërkohë, Skerdi Drenova ka menduar edhe për zonjat dhe zonjushat e OST-së, ku mbi 100 punonjëse do të kenë edhe trajtime kozmetike, përveçse atyre shëndetësore.

Në dokumente është shkruar mjaft qartë edhe si do bëhet trajtimi kozmetik.

“Trajtim kozmetik për qëllime të kësaj kontrate nënkupton çdo trajtim mjekësor që kryhet vetëm për të ndryshuar pamjen e jashtme dhe jo me qëllim trajtimi dhe shërimi të një gjendje shëndetësore”.

Image

Pra, bëhet fjalë për një trajtim ekstra, ku Skerdi Drenova, kreu i OST-së, i kërkon punonjëset të kuruara.

Ndoshta për të mirën e punës, ku punonjësit apo shefat të kenë më shumë efektivitet në detyra. Madje, edhe më të qetë!/ Boldnews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari14/08/2022 12:15

Pse paguhen Sigurimet Shendetesore kur keta punonjes sigurohen neper Agjensite Private te Sigurimeve dhe trajtohen neper spitalet private???!!! Kjo eshte nje vjedhje flagrante!!! O SPAK, o MUT!! PO TË KISHTE VËRTETË DREJTËSI AMERIKANE SI E KIMETES NË SHBA, DHE JO SI E KIMETES NË SHQIPËRI, PO TË KISHTE DREJTËSI SI AJO NË FRANCË DHE JO SI DASH ME "NON-GRATA", TË GJITHË KËTYRE KRIMINELËVE DO T'JU ISHIN SHTYPUR KOQET FARE, DHE JO TË VAZDHDONIN AKOMA TA HIDHNIN SHURRËN PËRPJETË!! POR TË MOS BËHEN FARE MERAK SEPSE AJO DREJTËSI PO VJEN SHUMË MË SHPEJT NGA SA KËTA MAFIOZË TË QELBUR E KANË MENDUAR! SPAK ËSHTË PJESË E NARKO-BANDËS NË PUSHTET DHE BASHKPUNËTORE NË KRIM! ATA DO TË PËRFUNDOJNË QË TË GJITHË TË DËNUAR ME NGA 3-4 BURGIME TË PËRJETSHME, NDËRSA VETË BABLOKU QË GJITHMONË DEL I LARË NGA KËTO HAJDUTËRITË, DO TË TALLË BYTHËN, DO TË GAJASET DHE DO TË THOJË PUBLIKISHT: UNË NUK KAM PUNË ME ATA, FAJI DHE PËRGJEGJËSIA ËSHTË INDIVIDUALE!!! SPAK NUK ËSHTË ASPAK NË KRYE TË DETYRËS QË PAGUHEN ME MILIONA LEKË NGA TAKSAT E SHQIPTARËVE, POR ËSHTË NË SHËRBIM NON-STOP TË MAFIAS NË PUSHTET, TË EDVIN RAMËS DHE TË TË GJITHË ZUZARËVE DHE ZAGARËVE!! SPAK PUNON 24/24 ORË BRENDA POTURREVE TË QELBURA TË NARKO-SATRAPIT SOROSIANO-MAFIOZ-PUTINIST, EDVER KRISTAQ RAMA!! PO TË KISHTE VËRTETË NJË SISTEM DREJTËSIE TË PAKAPUR NGA NARKO-QEVERIA, PO TË MOS E KISHTE SHKATËRRUAR SHQIPËRINË BANDA SOROSIANO-AMRIKANE E AMBASADËS SË SHBA NË SHQIPËRI, SOT KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË DHE E GJITHË QEVERIA SHQIPTARE SË BASHKU ME ISH-MINISTRAT DHE KRYETARËT E BASHKIVE TË NARKO-BANDËS MAFIOZE "RILINDJA", DO TË ISHIN DËNUAR ME 3-4 BURGIME TË PËRJETSHME.

DEMOKRATI I BAZES14/08/2022 12:09

1 milion të zeza i bëri Enver Hoxha shqiptarëve për 45 vjet, i la fukarenj, i goditi, i interrnoi, i burgosi, i vari dhe i pushaktoi të gjithë kundërshtarët e tij politik, kundërshtarët e pushtetit dhe ata që nuk mendonin si ai, i shpronësoi dhe ua shtetëzoi të gjitha pronat dhe pasurite, i keqmenaxhoi dhe i shpërdoroi kot të ardhurat dhe pasuritë e vendit, vetëm për qëllimin diabolik të mbrojtjes së Atdheut nga armiqtë imagjinarë apo armiqtë që krijonte artificialisht vetë, por që nuk erdhën kurrë. Por ama, kurrë nuk i vodhi, kurrë nuk u grabiti paratë e gjakut të tyre, kurrë nuk ua grabiti dhe nuk ua privatizoi pronat për veten e vet apo për pushtetarët e tjerë të qeverive të tij. Por u thanë këneta dhe moçale dhe u hapën toka të reja, u ndërtuan rrugë, hekurudha, hidrocentrale, termocentrale, kombinate, uzina dhe fabrika anë e cep Shqipërisë, u zhduk analfabetizmi dhe u ndërtuan spitale, klinika dentare, çerdhe, kopshte dhe shkolla edhe në fshatin më periferik të Shqipërisë, për aq sa ishim të zhvilluar, në çdo fshat kishte qendra shëndetësore, komplet falas. Kush vidhte një qindarkë nga arka e shtetit përfundonte menjëherë në burg dhe deri në pushkatim apo varje në litar!!! E thashë këtë, jo për të ngritur lart figurën e diktatorit kriminel dhe më gjakatar që ka parë bota, as për të thënë "Lavdi diktatorit Hoxha", por duhen thënë këto të vërteta, thjesht për ta krahasuar sot atë diktaturë gjakatare me regjimin kleptokrato-kriminal te narko-Diktatorit sorosiano-fashist dhe sulltan-satrapit Musolino-Putinist të Surrelit, që përveç të gjitha të këqijave që kishte diktatori gjakatar Enver Hoxha, ky ndyrësirë, ka edhe 1 milion të zeza të tjera. Ky është një kriminel ordiner, është një psikopat dhe i sëmurë rëndë psiqik, është nakoman i droguar, është mashtrues ordiner, është një horr, një rrugaç, një arrogant, injorant, intrigant, harbut, hajdut, përdhunues, imoral dhe dhunues e përdhunues i ministrave pederastë dhe i ministreshave kurva e të përdala të harremit të tij narko-qeveritar!!! Mjerë ata që e dinë se çfarë heqin nga ai!!! Dalin kot përpara kamerave pa pikën e turpit dhe të moralit si legena të qeshur dhe përpara dhe publikut, pasi u janë tharë lotët dhe u kanë ikur shenjat e njakut dhe mavijosjet e surreteve nga druri dhe të rrahurat që hanë me radhë brenda në qelinë e zyrës së tij të torturave dhe të përdhunimit!!! Këta Gjiknurët, Ahmetajt, Ballukët, Beqajt, Manastrilinjtë, Xhaçkat, Krifcat, Muzhqet, Spiropaleshat dhe Shurraqet, Muçët, Çuçët, Lali Plehrat dhe Subashët e bashkive dhe të gjithë zhabat dhe zhapinjtë e mutërit e tjerë të Parlamentit të zgjyrave, thjesht janë mish për top të sulltan Edvinit. Ai është përvetësuesi i pjesës së luanit tek të gjitha vjedhjet dhe grabitjet që këta plehra bëjnë. Kur ta kuptojnë këta që Akrepi pasi rrethohet nga flakët e nuk ka nga shpëton, për të shpëtuar veten, jo vetëm që i helmon dhe i vret të gjithë akrepat e tjerë, por në fund, për t'i shpëtuar vdekjes së tmerrshme, helmon dhe vret veten e vet!!! Ky do të jetë edhe fundi i sektit më kriminal që ka parë Shqipëria në historinë e saj, që nga krijimi si komb!!! Mos IK RINI! Mos u largoni! Ngrihuni te gjithe! Ngrihuni o POPULL shqiptar dhe si POPULLI dhe RINIA SHQIPTARE e vitit 1990 per ta permbysur per here te DYTE diktaturen komuniste kleptokrato-sorosiane me mbeshtetje amerikane!!!

Shto koment

Denonco