Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Vizita e parë zyrtare si President/ Zbardhet axhenda e Bajram Begajt në Kosovë

Vizita e parë zyrtare si President/ Zbardhet axhenda e Bajram Begajt në Kosovë

19:50, 13/08/2022
A+ Aa A-

Vizita e parë zyrtare e presidentit Bajram Begaj do të zhvillohet në Kosovë.

Begaj do të mbërrijë në Kosovë ditën e hënë, me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani.

Kjo e fundit do ta presë Presidentin e Republikës në orën 10:00 me ceremonitë më të larta shtetërore, në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.

“Pas ceremonisë së pritjes, presidentja Osmani zhvillon takim me presidentin e Begaj, si dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Begaj do të pritet edhe nga kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, si dhe do të takohet në Prishtinë me eksponentë të politikës atje.

Kujtojmë se Bajram Begaj mori zyrtarisht detyrën më 24 korrik përmes betimit në Kuvend dhe ceremonisë në Presidencë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco