Takimi misterioz i Ramës në Hotel Rosewood ku mori jetë 'shtetësia me koncesion', PE: Hiqni dorë!

19:28, 13/08/2022
A+ Aa A-

Vendimi i Edi Ramës për kalimin me koncension të dhënies së nënshtetësisë shqiptare lidhet me projektin “shtetësi për investim” i cili mori jetë 3 vjet më parë në Londër. Por program Shtetësi nëpërmjet investimit, është kundërshtuar me forcë nga Bashkimi Europian i cili ka kërkuar anullimin e tij. Nga ana tjetër Parlamenti Europian në mes të majit 2022 në Rezolutën për ecurinë e Reformave në Shqipëri, kërkon qartë që të hiqet dorë nga kjo skemë e cila mund të përbëjë rrezik serioz për sigurinë, pastrimin e parave, korrupsionin dhe evazionin fiskal.

Syri Tv

Vendimi i Kryeministrit Edi Rama për kalimin me koncension të shërbimit të dhënies së nënshtetësisë shqiptare i hap rrugën një projekti të vjetër të shefit të qeverisë për pajisjen me pasaporta të arta të miliarderëve të huaj.

Kjo ide mori jetë në nëntor të vitit 2019, në hotelin me 5 yje Rosewood në Londër, gjatë një konference në të cilën merrnin pjesë kryeministrat e Shqipërisë dhe Malit të Zi, një ministër maltez, një ambasador nga Antigua dhe Barbuda, dhe përfaqësues nga Qipro.

Prestigjozja britanike dhe Guardian shkruante se eventi që zgjati tri ditë, ku vetëm një biletë kushtoi 1500 paundë, u organizua nga Henley & Partners, një firmë me qendër në Londër që vepron si bashkëvepruese midis super të pasurve dhe vendeve që shesin nënshtetësinë e tyre. “Henley” ka bërë dhjetëra miliona dollarë në komision nga shitja e shtetësisë.

Gjatë kësaj konference kryeministri Rama mbështeti projektin e dhënies së shtetësisë dhe premtoi përjashtim nga taksat për një periudhë 10-vjeçare dhe mjaft lehtësi të tjera, fiskale.

“Unë besoj fuqimisht se kjo është mënyra e duhur dhe se kjo është ajo që ne duhet të bëjmë. Sigurisht, ka rreziqe, por ne nuk mund t`i mohojmë vendit tonë dhe së ardhmes sonë potencialin e jashtëzakonshëm të këtij programi”.

Por programi 'Shtetësi nëpërmjet investimit', alarmoi Bashkimin Europian i cili ka kërkuar anullimin e tij.

Nga ana tjetër, Parlamenti Europian në mes të majit 2022 në Rezolutën për Ecurinë e Reformave në Shqipëri, pika 32, kërkon qarte se: “Të hiqet dorë nga skema “Shtetësi për investim”, e cila mund të përbëjë rrezik serioz për sigurinë, pastrimin e parave, korrupsionin dhe evazionin fiskal”.

Dy javë pas publikimit të rezolutës, Komisionin Europian i drejtohet me shkresë ministrit të Brendshëm dhe i kërkon sërish ndërprerjen e menjëhershme të skemës “Shtetësi nëpërmjet investimit”.

“Dëshironim të përsëritnim shqetësimin tonë për perspektivat e krijimit nga Shqipëria të një programi të veçantë për fitimin e shtetësisë nëpërmjet investimeve dhe hapat e fundit, të ndërmarra nga qeveria juaj për të vazhduar me zbatimin e një skeme të tillë. Skema e shtetësisë nëpërmjet investimeve mund të paraqesë rreziqe sigurie për BE-në dhe shtetet e tij anëtare, të cilat nuk janë në përputhje me parimet dhe kushtet në bazë të përjashtimit të vizave”. Rreziqet për BE-në dhe shtetet anëtare janë veçanërisht shqetësuese në kuadër të skemave të shtetësisë nëpërmjet investimeve të zhvilluara nga shtetet kandidate dhe potencialisht kandidate, që në të ardhmen përfituesit nëpërmjet këtyre skemave mund të fitojnë shtetësinë e BE-së”.

Katër janë rreziqet që renditen në letër: Infiltrimi i krimit të organizuar; Pastrimi i parave; Evazioni fiskal dhe Korrupsioni.

“Komisioni paralajmëron se “do të ndërmarrë veprime të forta kundrejt skemave të shtetësisë nëpërmjet investimeve brenda dhe jashtë BE-së, të cilat i konsideron në shkelje me ligjet e BE-së”, duke lënë të kuptohet edhe rishikimin e levizjes se lire te shqiptareve ne hapesiren shengen.

Bashkimi Europian ka një precedent në këtë aspekt. Më 3 mars të këtij viti BE hoqi në mënyrë të pjesshme të drejtën e lëvizjes pa vizë në zonën Schengen të shtetasve të ishullit Vanuatu në Oqeanin Paqësor.

Të gjithë qytetarët e këtij shteti, që kishin pasaportë të lëshuar pas datës 25 maj 2015, që është edhe data kur ka nisur skema e shtetësisë mbi bazë investimin, nuk lejohen të hyjnë pa viza në vendet e BE-së.

Por pavarësisht këtyre paralajmërimeve, kryeministri Edi Rama tashmë ka vendosur dhënien me koncension të këtij shërbimi, i cili pritet t'i hapë rrugën pajisjes me pasaporta të miliarderëve nga rajone të ndryshme të botës. 

LEXO:

Skandal/ Dhënia e shtetësisë i kalon privatit, KE kundër projektit të Ramës, gazetari: Jepni dhe ushtrinë me PPP

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari14/08/2022 13:30

Pavaresisht ndjenjave dhe notave te egra dhe mjaft armiqesore qe Miloshevici i ri dhe Putini i vogel i Ballkanit po i indukton popullit te vet, ndryshe nga sulltan-satrapi dhe narko-mafiozi sorosian antishqiptar i Surrelit, krimineli antishqiptar Edvin Kristaq Rama, Vucic po i ngre lart ndjenjat kombetare te atdhedashurise popullit te vete serb! Vucic po u thote: Ta doni vendin tuaj, Atdheun tuaj, te luftoni dhe ta mbroni vendin tuaj!! Ndersa satrapi kriminel i Surrelit po ben c'eshte mendur, po ben te pamunduren me cfare do lloj mjeti kriminal qe shqiptaret ta urrejne vendin e tyre, ta braktisin vendin e tyre, ta shesin vendin e tyre, dhe ta harrojne fare vendin e tyre. Shqiptaret e ndershem po e braktisin cdo dite vendin e tyre duke ua lene ate ne dore krimit te organizuar, organizatave kriminale dhe krimineleve me te rrezikshem te botes!! Shqiperia po kthehet ne strehen dhe atdheun e krimineleve jo vetem shqiptare por edhe te te gjithe botes se nenedheshme te krimit nderkombetar, duke i bere te gjithe kriminelet e botes qytetare shqiptare me pasaporta shqiptare, Nderkohe qe shqiptaret po kerkojne masisvisht qe te dorezojne shtetesine shqiptare dhe te marrin shtetesi te huaja nepermjet procesit te azilit politik dhe ekonomik neper vendet e tjera te botes!!! Me kete ritem kaq kriminal shpopullimi, dhe me kete plan kaq te shpejt debimi dhe rrenimi te shqiptareve, per 2 vjet Shqiperia nuk do te jete me Atdheu i shqiptareve por Atdheu i krimineleve te standarteve boterore!!! Prandaj, ne aspektin e mbrujtjes dhe brumosjes se popullit te vet me ndjenjat kombetare, me ndjenjat patriotike dhe te atdhedashurise, une per VUCIC kam vetem nje respekt dhe nje BRAVO te madhe!!! Ballkani i Hapur, Jugosllavia e Re!! Ndoshta na del me mire nene sundimin e VUCIV se sa te RAMES!!!

Shto koment

Denonco