Plagosja e inspektorit të IMT/ Adriana Kalaja: Qytetarit i shembën shtëpinë pa pritur vendimin e Gjykatës

18:05, 13/08/2022
A+ Aa A-

Një ditë më parë, në rrugën 'Todi Shkurti' në Tiranë, pronari i një banese plagosi me armë zjarri inspektorin e IMT, Ilirjan Gavelli pasi ky i fundit i shembi shtëpinë. 

Avokatja Adriana Kalaja, në një lidhje me Skype për 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv me gazetaren Megi Fagu deklaroi se qytetari Qani Muça kishte dërguar në Gjykatën Administrative çështjen e banesës dhe priste shqyrtimin ne themel të dosjes. 

Kalaja sqaron se Kodi Civil parashikon që një banesë e ndërtuar pa leje për një periudhë mbi 20 vite, bëhet pronë e qytetarit me anë të parashkrimit fitues. 

Sipas saj, qytetari i arrestuar për plagosjen e inspektorit të IMT është viktimë e sistemit korruptiv dhe oligarkik që kanë ngritur Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët grabitin pronat e qytetarëve për të ndërtuar kulla. 

"Ngjarja është e rëndë, është e dënueshme, nuk mund të shkohet në veprime që cenojnë jetën e dikujt. E thashë që, na pëlqen ose jo, jemi të detyruar të shkojmë në dyert e drejtësisë, pavar4ësish se po shohim që s'po marrim drejtësi. Ky është edhe rasti i zotit Qani Muça. 5-6 ditë më parë më kërkoi ndihmë, më tha se çfarë po ndodhte me pronën e tij, ishte në proces gjyqësor në Administrative, ku ka kërkuar shpalljen të pavlefshëm të vendimit të shembet, sepse është në proces legalizimi. Zoti Muça kishte kërkuar edhe sigurimin e padisë, sigurimi i padisë tregon që të pezullohet veprimi i shembjes së banesës, deri sa të zgjidhej çështja me vendim të formës së prerë. Në pamundësi financiare, ai i ka kërkuar gjykatës edhe një avokat shteti dhe gjykata ia ka miratuar këtë kërkesë.

Sipas pretendimit të zotit Muça, avokati, pa dijeninë ka kërkuar heqjen dorë, ose pushimin e masës së sigurisë për të mos u prishur banesa deri sa vendimi të merrte formën e prerë. Unë e sigurova që deri ditën e hënën do të bënim ankim në Gjykatën Administrative. Dje më ka shkruar që jam i shqetësuar se shoh një fadromë pranë shtëpisë bashkë me një matrapik. Nga ora 12 e kam marrë në telefon dhe nuk fliste dot nga presioni i madh që ishte, i thashë me gjithë dëshirën e madhe që kam, nuk mbroj dot IMT, s'jam aq e fortë të ndaloj veprimet e IMT. Lajmin e mora vesh nga mediat, e bëra lidhjen pa e dëgjuar emrin, sepse e pashë edhe gjendjen shumë të rënduar psikologjike.

Zoti Qani Muça është viktimë e këtij sistemi që ne po shikojmë dhe po përjetojmë çdo ditë, është viktimë e Erion Velisë, është viktimë e Edi Ramës, është viktimë e kësaj grabitje të madhe që po i bnëhet pronës publike dhe qytetarëve. Jemi dëshmitarë se si shkohet në 5 të mëngjesit, nxirr fëmijët me gaz lotsjellës, sepse një oligark pranë Erion Velisë apo Edi Ramës kërkon të bëjë kulla. Edhe në rastin konkret, nuk mund të zbatohet vendimi i prishjes, mbi ligjin. Kodi Civil e parashikon qartë se nëse ti disponon një banesë qoftë edhe ndërtim pa leje për një periudhë mbi 20 vite atëherë automatikisht ky shtetas bëhet pronar me anë të parashkrimit fitues".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari13/08/2022 18:50

Qytetaret shqiptare po e tregojne cdo dite e me teper qe jane shume budallenj!! Disa nga varferia, skamja, nga deshperimi, nga pamundesia, nga papunesia dhe nga mungesa e shpreses per ditet qe do te vijne, vrasin veten, varin veten ne litar, helmohen apo hidhen nga ballkoni!! Por nuk luftohet dhe nuk largohet varferia dhe e keqja duke u vetesakrifikuar, por duke luftuar me shkaktaret e te keqes, duke e goditur fort mu ne zemer shkaktarin e te keqese perpara se t'ia fusesh plumbin vetes, perpara se te varesh veten, perpara se sa te helmosh veten dhe perpara se sa te hidhesh nga ballkoni!! Sigurisht qe edhe ai punonjes shteti ka faj dhe pergjegjesi te rende penale per zbatimin e nje urdheri kriminal dhe te paligjshem te eproreve te tij. Prandaj eshte punonjes shteti dhe jo nje thjesht nje ushtar i armatosur ne frontin e luftes qe duhet te zbatoje pa asnje diskutim nje urdher luftarak. Por megjithate, nuk dhunohet dhe nuk goditet punonjesi i shtetit, qe ka marre persiper nje detyre te veshtire per te zbatuar nje urdher te zi, nje urdher antinjerezor, nje urdher kriminal nga eprori i vet kriminel. Ne kete rast qytetari qe mori ate guxim burreror, te lavderueshem dhe mesimdhenes per shkelesit e ligjit dhe dhunimit te te drejtave te njeriut, per t'iu pergjigjur dhunes me dhune dhe krimit me krim, do te ishte mire qe te kishte goditur urdheruesin kryesor qe nuk pyet as per ligj, as per moral, as per te drejtat e njeriut dhe as krimin qe po kryen ndaj popullit!! Vetem keshtu mesimi do te jete 100 fish me i mire!!!

Shto koment

Denonco