Adriana Kalaja për Syri Tv: SPAK të marrë nën hetim Arben Ahmetajn. Firmosi 14 VKM pasi ishte shkarkuar!

17:03, 13/08/2022
A+ Aa A-

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja në një lidhje me Skype për 'Edicionin e Pasdites' me gazetaren Megi Fagu në Syri Tv, i bën thirrje SPAK të marrë nën hetim Arben Ahmetajn. 

Kalaja u shpreh se ish-zv/kryeministri ka firmosur 14 VKM pasi ishte shkarkuar nga detyra. 

Sipas saj, VKM-të e firmosura nga Ahmetaj mbajnë datën 27 korrik, ndërkohë që urdhri për shkarkimin e tij mban datën 24 korrik.

Gjithashtu, avokatja e njohur kërkon nga SPAK që të hetojë VKM-të nga 2013-a e këtej, të publikuara në Fletoren Zyrtare, pasi rezulton se nuk janë zhvilluar mbledhjet qeverisë për t'i marrë këto vendime. 

Adriana Kalaja: Më 24 korrik është shkarkuar Ahmetaj, urdhër që është dekretuar nga presidenti në datën 25 korrik. Në Fletoren Zyrtare, është bërë në modë, periudha e pikut të verës shoqërohet me një numër të jashtëzakonshme të VKM. Ne jemi dëshmitarë që këto mbledhje nuk bëhen fare, dhe këtu nis problemi me këto VKM, me pasoja të dëmshme për qytetarët dhe buxhetin e shtetit. Janë 14 VKM që janë firmosur nga ish-zv/kryeministri Ahmetaj në 27 korrik, tre ditë pasi ishte shkarkuar. Të 14 VKM, përpos faktit që janë nul, sepse ish-zv/kryeministri nuk ka pautr një tagër për të ushtruar funksiononin, por është edhe vepër penale sepse i është ndëprerë funksioni publik. I kam bërë thirrje SPAK në emër të PD, por vetë SPAK në formë kryesisht duhet të nisë hetimet. Jo vetëm për këto 14 VKM, por edhe për VKM-të e tjera që kanë efekt të jashtëzakoshëm në jetën e qytetarëve. Mbledhjet e Këshillit të Ministrave nuk bëhen. Nëse SPAK do të ketë vbullnetin e duhur, do të rezultojnë një numër shnumë i madh i VKM ngha 2013 e këtej, ku vetë ministrat ose zv/kryeministrat do të deklarojnë se nuk kanë patur dijeni, ose i kanë firmosur siç deklaroi kryeministri te komisioni i inceneratorëve.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco