Skandal/ Dhënia e shtetësisë i kalon privatit, KE kundër projektit të Ramës, gazetari: Jepni dhe ushtrinë me PPP

13:35, 13/08/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të japë me koncension edhe dhënien e nënshtetësisë shqiptare.

Vendimi i Këshillit të Ministrave me numër 530 mban datën 29 korrik dhe hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në fletoren zyrtare. Propozimi për këtë vendim të paprecedente është bërë nga Ministri i Brendshem Bledi Çuçi dhe është miratuar nga kryeministri Edi Rama.

Në pikën numër 1 thuhet shprehimisht që qeveria vendosi “zbatimin e procedurave të koncensionit /partneritet publik privat në sektorin e programeve të shtetësisë”. Për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Ministria e Brendshme.

Deri më tani dhënia e shtetësisë shqiptare, ishte një proces i gjatë, ku përfshihen disa institucione, madje edhe ato të sigurisë, ndërsa gjithçka merrte formë me një dekret që mbante firmën e Presidentit të Republikës.

Procesi përfshin një seri hallkash, siç mund ta shihni në dokumentin e emërtuar 'aplikim për shtetësinë shqiptare' të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe veç të tjerash parashikonte verifikim rigoroz të këtyre aplikimeve nga strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe institucioni i Presidencës.

Por vendimi i firmosur nga Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar procesin e ndjekur deri tani dhe ky shërbim tashmë kalon me koncension. Në vendimin e 29 korrikut nuk jepen detaje se si mund të aplikohet, apo se si do të veprohet me këtë proces mjaft delikat.

Me rregullat e vjetra, shteti shqiptar për çdo aplikim arkëtonte vetëm 30 euro dhe nuk dihet se sa mund të përfitojë koncensionari nga ky proces.

Edi Rama kohë më parë ka hedhur idenë e përfitimit të shtetësisë shqiptare, kundrejt investimit që mund të bënte në Shqipëri personi i interesuar. Kjo solli reagime në atë kohë edhe nga organizma ndërkombëtare, çka duket se detyroi kryeministrin të tërhiqej. Por siç duket ishte një tërheqje e përkohshme, përderisa ai tashme ka vendosur te jape me koncension procedurën e dhënies së shtetësisë.

Gazetari Klodian Tomorri ishte ndër të parët që reagoi ndaj këtij vendimi të kryeministrit Rama. 

“Këtu nuk është e qartë akoma se cfarë kanë ndermend të bëjnë. Por me gjasë do kontraktojnë ndonjë kompani private që të gjeje miliardera nëpër botë për t’u shitur pasaporten shqiptare. Është ai projekti golden passports që e kundërshton fort BE-ja.

Po ky është funksion mirëfilltazi shtetëror. Si mund të delegohen hallkat proceduriale të shtetësisë tek privati? Futini dhe policisë apo ushtrisë një koncesion tani, që të vejë tamam kjo punë”.

Kalimi i procesit të dhënies së shtetësisë shqiptare në duart e ndonjë kompanie private ngre pikëpyetje të forta edhe për aspekte që lidhen me sigurinë kombëtare, pasi dhënia me koncension e këtij shërbimi do çojë në anashkalim të filtrave të domosdoshëm shtetërore për verifikimin e personave të huaj që aplikojnë për shtetësi shqiptare.   

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

VT13/08/2022 17:36

Psikopat! Po me trap, eshte ky milet, sikur e kane tredhur.

Shqiptaro-Amerikani13/08/2022 15:38

CFARE PO BEHET KESHTU NE SHQIPERI????!!!! SRI-LANKA, SIRIA DHE IRAKU ESHTE LULE DHE DO T'JU DUKET PARAJSE!!! JO VETEM USHTRIA POR EDHE POLICIA DHE E GJITHE QEVERISJA E VENDIT DO TE PRIVATIZOHET OSE DO TE JEPET ME PPP DHE PASTAJ NUK DO TE KETE FARE ZGJEDHJE DHE AS PARLAMENT, POR DO TE JETE NJE KOMPANI PRIVATE QE DO TE QEVERISE VENDIN PER 90 VJET!!! HAJDE SHQIPERI, KU U KATANADISE HAJDEEEEE!!! NE SHQIPERI MARTESAT DHE LINDJET JANE PERGJYSMUAR NDERSA LARGIMET DHE BRAKTISJET E VENDIT JANE 5-FISHUAR!! SHQIPERIA PO SHKON DREJT SHPOPULLIMIT!! KJO ESHTE POLITIKA ME E NDYRE DHE PLANI MË ARMIQESOR, ANTISHQIPTAR DHE ANTIKOMBETAR, TE CILEN NE SHQIPERI NUK E ZBATUAR DOT AS ARMIQTE ME TE EGER DHE ME TE URRYER TE KOMBIT SHQIPTAR NDER VITE DHE SHEKUJ!! SHQIPERIA PO SHKON DREJT NJE VARREZE MASIVE GJIGANDE KOLEKTIVE!! NUK PO E NDJENI?? A NUK PO E SHIHNI GROPEN GJIGANDE SOCIALO-MORALE-FINANCIARE QE KRIMINELI ORDINER EDVIN KRISTAQ RAMA PO E THELLON DHE PO E THELLON CDO DITE QE KALON?? NESE SHQIPTARET AKOMA VAZHDOJNE DHE BEJNE SEHIR, NESE AKOMA VAZHDOJNE ME PARIMIN "Ç'ME DUHET MUA!!!", ATEHERE KY VARR GJIGAND MASIV KOLEKTIV DO TE BEHET AQ I THELLE PER TE GJITHE POPULLIN TE MAJTE, TE QENDRES DHE TE DJATHTE, SA QE NUK DO TE DALIN DOT ME KURRE AS PER 500 VJET!!! AS PUSHTUESIT OSMANE NUK IA KANE BERE KETO TE ZEZA SHQIPERISE DHE POPULLIT SHQIPTAR PER 5 SHEKUJ!!! LERINI HARTIMET, FJALIMET DHE NGASHERIMET KRITIKE!!! HIDHUNI NE VEPRIM!! NUK ESHTE VETEM PAZARI ME PORTIN E DURRESIT, POR ESHTE NXJERRE NE PAZAR E GJITHE SHQIPERIA, BASHKE ME NJEREZIT BRENDA! SHQIPERIA PO SHNDERROHET NE NJE HUMNERE TE ZEZE SHUME TE THELLE FINANCIARQE PO GLLABERON DHE PO MERR ME VEHTE TE GJITHE SHQIPTARET!! SHQIPERIA PO SHKON DREJT FALIMENTIMIT DHE SHPERBERJES TOTALE!!! SI NUK PO E NDJEJNE AKOMA SHQIPTARET, QE JANE FUTUR NE NJE ARKIVOL GJIGAND DHE JANE NE RRUGETIMIN E TYRE TE FUNDIT NGA SHTEPIA DREJT VARREZES SE ZEZE QE KA HAPUR EDVIN KRISTAQ RAMA!!??? AKOMA FLENE??"" JANE 22222 TE ZEZA QE NARKO-BANDA E SEKTIT MAFIOZ-KRIMINAL SOROSIAN "RILINDJA", U KA BERE DHE PO U BEN SHQIPERISE DHE SHQIPTAREVE!! POR SHQIPTARET JANE ME PUSHIME, JANE NE GJUME!! KANE 9 VJET QE JANE NE GJUME! I KA DEHUR AROMA E KANABISIT DHE I KA FIKUR NDJENJAT QETESIA E VDEKJES DHE KANCERI I KORRUPSIONIT!! NUK PO E KUPTOJ SE SI U DEPERSONALIZUAN, U NENESHTRUAN DHE E Ç'BURRERUAN KAQ KEQ SHQIPTARET NE PERGJITHESI DHE DURRSAKET NE VECANTI. ÇFARE U PASKA NDODHUR BURRAVE SHQIPTARE???!!! PO UA PRISHIN SHTEPITE E NDERTUARA ME MUNDIN DHE DJERSEN E TE GJITHA VITEVE TE JETES, DUKE I NXERRE ME FEMIJE, ME GRA, ME PLEQ E ME PLAKA NE RRUGE TE MADHE, MU NE MES TE SHIUT, BORES DHE VAPES, PER TE BERE PALLATE, DHE ASKUSH NUK NDIHET, NUK PIPETIN, POR I MBYT NGASHERIMI DHE TRISHTIMI E VRASIN VETEN!! PO UA PRISHIN TRASHEGIMINE KULTURORE, TEATRIN KOMBETAR DHE STADIUMIN, HAI, ASKUSH NUK PIPETIN, TE GJITHE HESHTIN SI FIJA E BARIT, DHE SUNDIMTARI VAZHDON GRABITJEN, PRISHJET DHE PLACKITJEN!!! PO UA VJEDH DHE PO UA GRABIT TE GJITHE PASURINE KOMBETARE, DHE TE GJITHE PO JA BENI: NA PLASI BYTHA, Ç'NA DUHET NEVE!!! UA MORI TE GJITHA ME PRONA, ME AEROPORTE, ME PASURI SHTETERORE, TE GJITHE FJENE GJUM!! U VARFEROI, U RRENOI TE GJITHA BIZNESET, U SHKATERROI EKONOMITE FAMILJARE, U KTHEU NE INJORANTE, ANALFABET ASHTU SIC ESHTE VETE DHE PO U BEN IDIOTE DHE TANI PO U DEBON FARE EDHE NGA SHQIPERIA, DHE ASKUSH NUK NGRE KOKE!!! TANI UA MORI DHE UA SHKATERROI EDHE PORTIN ME TE MADH TE VENDIT, JU AKOMA NE GJUM!! FLINI, FLINI!! SHSHSHEEET!! MOS U ZGJONI!! KUR TE ZGJOHENI DO TA SHIHNI VETEN NE MES TE DETIN MB NDONJE GOMONE!!! O SHQIPTARE!! PO CFARE KOMBI JEMI KESHTU??? KENI KOCKE APO JENI MOLUSQE? BOLL ME KOMENTE DHE ME SHKRIME, POR KUNDERSHTONI ME VEPRIME!!! GROPA E VARRIT MASIV PO THELLOHET CDO DITE DHE ME SHUME!!

Daj Jaku13/08/2022 14:54

Ka trefishuar administratën që funksionon vetëm si rezervuar votash, ndërsa punët e saj ja kalon “privatit” (vehtes) kundrejt pagesave që kësisoj përfundojnë në xhepin e tij personal. Nuk ka parë historia e Globit një grabitje të tillë gjigante, haptazi, pa e çarë bythën hiç fare. Shteti ka shkuar për lesh. Lypset një rrevolucion gjithpërfshirës për të hequr qafe këtë tragjedi kombëtare.

Albo13/08/2022 14:07

Perse organet e te ashtuquajtur SPAK nuk fillojen hetimet per cdo VKM te Rames. Mos valle edhe gjykata Kushtetuse eshte per te pjekur misra dhe geshtenja?

Albo13/08/2022 14:04

Perse nuk i drejtoheni Gjykates kushtetuse per te rrezuar vendimet e Rames?Keshtu si po ecin gjerat Rama mund te nxjerre VKM qe Shqiperine ta shpalle prone personale dhe te deboje Shqipetaret nga vendi me ligj VKM.

Shto koment

Denonco