Lajmi i fundit

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim ta rrisnim vetë, ja ku u fsheha

Berisha takon përfaqësues të njohur të diasporës në SHBA: Roli juaj është jetik për shpëtimin e vendit

Berisha takon përfaqësues të njohur të diasporës në SHBA: Roli juaj është jetik për shpëtimin e vendit

12:00, 13/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, postoi një njoftim dhe disa foto nga një takim me përfaqësues të njohur të diasporës në SHBA.

Berisha thekson në njoftim se është diskutuar për vendosjen e plotë të monizimit në vend.

POSTIMI I PLOTE

Takim me përfaqësues të shquar të diasporës tonë në SHBA!

Të dashur miq, pata kënaqësinë e veçantë të mirëpres përfaqësuesit e shquar të diasporës tonë në SHBA, z. Paulin Mrnaçaj, President i Albanian American Advisory Council, Inc., bashkëshorten e tij, zj. Drita Vushaj dhe gazetarin e mirënjohur Beqir Sina.

Në këtë takim unë i shpreha mirënjohjen time të thellë zotit Mrnaçaj dhe miqve që e shoqëronin, për ndihmën e tyre të çmuar ndaj çështjes shqiptare, përmbysjes së diktaturës komuniste në Shqipëri, lirisë së Kosovës, dhe mbështetjen ndaj Partisë Demokratike që nga themelimi i saj deri më sot.

Në takim diskutuam gjerësisht mbi vendosjen e plotë të monizmit në Shqipëri, rrezikun e madh në të cilin ndodhet demokracia shqiptare, bashkëpunimin e PD me diasporën, dhe rolin jetik të kësaj të fundit për shpëtimin e Shqipërisë. Folëm gjithashtu për kërcënimin e madh kombëtar që paraqet për shqiptarët Ballkani i Hapur.

Takimi ishte i hapur dhe miqësor.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lol13/08/2022 18:18

A kyyyy ka pjerdh përfundimisht! Takim i rëndësishëm shumë! Pfff

Shto koment

Denonco