Oktapodi i vjedhjes me inceneratorët edhe në Ujësjellësin e Tiranës!

Oktapodi i vjedhjes me inceneratorët edhe në Ujësjellësin e Tiranës!

11:18, 13/08/2022
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Inceneratorët i kanë shtrirë këmbët e tyre përveç mbetjeve të Tiranës edhe në Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës.

Është e qartë që lidhja Bashki-Incenerator është me shume fije, të cilat po zbulohen një nga një dhe që lidhen me vjedhje milionash të tjera.

Prej më shumë se dy muajsh, që në 1 qershor 2022, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i kam kërkuar zyrtarisht Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë si Ndërmarrje e Bashkisë së Tiranës, informacion për këto çështje:

🔺️Numri i procedurave tenderuese për blerje matësash nga viti 2016 deri më sot?

🔺️Kompanitë, që kanë fituar?

🔺️Sa nga këto procedura janë fituar nga kompania ITS me aksionier kryesor Klodian Zoto?

🔺️A i plotësojnë standartet sipas kushteve të përcaktuara në procedurën e tenderimit?

🔺️A keni hasur problematika të cilat kanë rezultuar në kosto për biznesin apo abonentët familjarë?

🔺️A i keni marrë në dorëzim matësat?

Nga frika e të vërtetës, asnjë informacion nuk është dërguar nga UK Tiranë si Ndërmarrje e Bashkisë së Tiranës duke shkelur haptas ligjin për Statusin e Deputetit dhe të së Drejtës për Informim.

Bllokimi i informacionit bëhet me qëllimin e vetëm, që e vërteta të mos dalë në shesh.

U bëj thirrje t'i thërrasin mendjes dhe të zbatojnë ligjin dhe të informojnë sepse të vërtetën nuk e mbulojnë dot në asnjë mënyrë.

Ka mjaft punonjës të përgjegjshëm të shtetit dhe të Bashkisë së Tiranës, që po informojnë vazhdimisht sepse nuk e durojnë dot vjedhjen e hapur, që po bëhet dhe mirënjohja për përgjegjshmërinë e tyre është pa kufi.

Në këto të vërteta pa asnjë diskutim do t'i bëjmë publike për të informuar të gjithë shqiptarët, por do t'ia vëmë në dispozicion edhe SPAK-ut..

Bashkia e Tiranës si një kampione e vjedhjeve, e korrupsionit e lidhjes me kompani mafioze, e pastrimit parave, e rrëmbimit të pronës publike, përpëlitet më kot që të bllokojë të vërtetën.

Shumë shpejt fakte dhe dokumente të tjera të renda dhe kompromentuese, vetem pak durim, çdo gjë në kohën e duhur....!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani13/08/2022 12:36

LERINI HARTIMET, FJALIMET DHE NGASHERIMET KRITIKE!!! HIDHUNI NE VEPRIM!! NUK ESHTE VETEM PAZARI ME PORTIN E DURRESIT, POR ESHTE NXJERRE NE PAZAR E GJITHE SHQIPERIA, BASHKE ME NJEREZIT BRENDA! SHQIPERIA PO SHNDERROHET NE NJE HUMNERE TE ZEZE SHUME TE THELLE FINANCIARQE PO GLLABERON DHE PO MERR ME VEHTE TE GJITHE SHQIPTARET!! SHQIPERIA PO SHKON DREJT FALIMENTIMIT DHE SHPERBERJES TOTALE!!! SI NUK PO E NDJEJNE AKOMA SHQIPTARET, QE JANE FUTUR NE NJE ARKIVOL GJIGAND DHE JANE NE RRUGETIMIN E TYRE TE FUNDIT NGA SHTEPIA DREJT VARREZES SE ZEZE QE KA HAPUR EDVIN KRISTAQ RAMA!!??? AKOMA FLENE??"" JANE 22222 TE ZEZA QE NARKO-BANDA E SEKTIT MAFIOZ-KRIMINAL SOROSIAN "RILINDJA", U KA BERE DHE PO U BEN SHQIPERISE DHE SHQIPTAREVE!! POR SHQIPTARET JANE ME PUSHIME, JANE NE GJUME!! KANE 9 VJET QE JANE NE GJUME! I KA DEHUR AROMA E KANABISIT DHE I KA FIKUR NDJENJAT QETESIA E VDEKJES DHE KANCERI I KORRUPSIONIT!! NUK PO E KUPTOJ SE SI U DEPERSONALIZUAN, U NENESHTRUAN DHE E Ç'BURRERUAN KAQ KEQ SHQIPTARET NE PERGJITHESI DHE DURRSAKET NE VECANTI. ÇFARE U PASKA NDODHUR BURRAVE SHQIPTARE???!!! PO UA PRISHIN SHTEPITE E NDERTUARA ME MUNDIN DHE DJERSEN E TE GJITHA VITEVE TE JETES, DUKE I NXERRE ME FEMIJE, ME GRA, ME PLEQ E ME PLAKA NE RRUGE TE MADHE, MU NE MES TE SHIUT, BORES DHE VAPES, PER TE BERE PALLATE, DHE ASKUSH NUK NDIHET, NUK PIPETIN, POR I MBYT NGASHERIMI DHE TRISHTIMI E VRASIN VETEN!! PO UA PRISHIN TRASHEGIMINE KULTURORE, TEATRIN KOMBETAR DHE STADIUMIN, HAI, ASKUSH NUK PIPETIN, TE GJITHE HESHTIN SI FIJA E BARIT, DHE SUNDIMTARI VAZHDON GRABITJEN, PRISHJET DHE PLACKITJEN!!! PO UA VJEDH DHE PO UA GRABIT TE GJITHE PASURINE KOMBETARE, DHE TE GJITHE PO JA BENI: NA PLASI BYTHA, Ç'NA DUHET NEVE!!! UA MORI TE GJITHA ME PRONA, ME AEROPORTE, ME PASURI SHTETERORE, TE GJITHE FJENE GJUM!! U VARFEROI, U RRENOI TE GJITHA BIZNESET, U SHKATERROI EKONOMITE FAMILJARE, U KTHEU NE INJORANTE, ANALFABET ASHTU SIC ESHTE VETE DHE PO U BEN IDIOTE DHE TANI PO U DEBON FARE EDHE NGA SHQIPERIA, DHE ASKUSH NUK NGRE KOKE!!! TANI UA MORI DHE UA SHKATERROI EDHE PORTIN ME TE MADH TE VENDIT, JU AKOMA NE GJUM!! FLINI, FLINI!! SHSHSHEEET!! MOS U ZGJONI!! KUR TE ZGJOHENI DO TA SHIHNI VETEN NE MES TE DETIN MB NDONJE GOMONE!!! O SHQIPTARE!! PO CFARE KOMBI JEMI KESHTU??? KENI KOCKE APO JENI MOLUSQE? BOLL ME KOMENTE DHE ME SHKRIME, POR KUNDERSHTONI ME VEPRIME!!!

Shto koment

Denonco