Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

‘Rrezikojmë të mbetemi pa port tregtar’/ Tomorri: Mos-publikimi i marrëveshjes ngre pikëpyetje

‘Rrezikojmë të mbetemi pa port tregtar’/ Tomorri: Mos-publikimi i marrëveshjes ngre pikëpyetje

09:45, 13/08/2022
A+ Aa A-

Gazetari Klodian Tomorri, deklaroi se ka shumë pikëpyetje lidhur me portin e ri turistik që do të ndërtohet në Durrës.

I ftuar në MCN TV, Tomorri tha se vendi ynë rrezikon të mbetet pa port tregtar të mallrave, pasi sipas studimit të fizibilitetit nga holandezët ai do të kushtonte 2 miliardë euro, i papërballueshëm për buxhetin e Shqipërisë.

Nga ana tjetër gazetari vuri në dukje se kompania do të ketë 70 për qind të fitimeve dhe ka kontrollin e plotë të shpenzimeve, dhe ekziston rreziku që ajo t’i fryjë ato artificialisht, duke ulur përfitimet për Shqipërinë. 

Tomorri: Nëse do ishte histori suksesi siç thotë ministrja Balluku, që Shqipëria ka marrë maksimumin, sot marrëveshjen do ta kishim publike. Fakti që s’bëhet publike ka dyshime që ka diçka tjetër. Z.Alabbar ka thënë që marrëveshjen do ta bëjë publike Parlamenti. Parlamenti s’publikon asgjë, qeveria nuk tregon, arsyeja është e thjeshtë, marrëveshja ka pikëpyetje të mëdha. Bëhet fjalë për një skemë ku kompania do ketë 70 për qind të fitimeve, Shqipëria 30 për qind.

Nëse një pronar ndërtimi hyn në marrëveshje me një ndërtues, pjesa që merr pronari është 30-40 për qind. Shqipëria merr 30 për qind të fitimit neto dhe diferenca është e jashtëzakonshme. Fitohet shumë më pak nga sa do të fitohej nëse marrëveshja do nënshkruhej sipas kushteve të tregut. Kompania arabe ka kontrollin e plotë të shpenzimeve, dhe ekziston rreziku që ajo t’i fryjë ato në mënyrë artificiale, dhe rrjedhimisht fitimi që merr qeveria shqiptare del i ulët.

Aty ku do ndërtohet sot Porti turistik, gjendet Porti Tregtar i mallrave, ku shkarkohen anijet me mallra që Shqipëria importon nga jashtë. Tani Porti tregtar do shkatërrohet sepse do ndërtohet porti i jahteve dhe porti tregtar do zhvendoset në Porto Romano. Sipas studimit të fizibilitetit holandezët kanë thënë që Porti i ri Tregtar do kushtojë 2 miliardë euro. Buxheti ynë s’ka këllqe t’i përballojë 2 miliardë euro. Durrësi do mbetet pa port tregtar, kjo është aventurë. Me gjasë do zhvendoset te porti privat që nuk ka kapacitet dhe është i ndërtuar kryesisht në funksion të Energjitikës. Nuk ka pasur në këtë formë, që private bën investimin dhe shteti është aksioner.

Nga ARMO dhe Albtelecomi buxheti i shtetit nuk arkëtoi asnjë të ardhur të vetme. Risku është që shteti të mos marrë asgjë në ortakërinë e Portit të Durrësit. Ne do jemi edhe më të qarqe kur qeveria të heqë vellon e misterit dhe të bëjë publike marrëveshjen. Po pse pa garë? Sepse mund të vijë dikush tjetër që mund të thotë s'do t’i japë 30 për qind por 40 për qind shtet. Ky projekt ka shumë pikëpyetje dhe besoj do jetë çështje debati politik në muajit në vijim”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco