Berisha denoncon një tjetër mega-skandal me rrugën Qukës-Qafë Plloçë

Berisha denoncon një tjetër mega-skandal me rrugën Qukës-Qafë Plloçë

08:14, 13/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha denoncoi dje projektin e rrugës Qukës-Qafë Plloç, e cila ka nisur para 13 vitesh, por që nuk ka përfunduar ende dhe me gjasë nuk do të përfundojë këtë vit.

Në konferencën e përjavshme për mediat, kreu i selisë blu akuzoi Kryeministrin Rama dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, që sipas tij kanë më shumë se trefishuar kostot e investimit.

Por, më e keqja, sipas Berishës, është fakti se sipas tij në bashkimin midis dy loteve të aksit ka një nivel prej 17 metrash dhe kjo sipas tij është bërë në mënyrë të qëllimtë për të marrë edhe më shumë para.

“Nga 73 milionë euro që ishte fondi, me të cilën u prokurua, deri ditën e sotme janë shpenzuar për ndërtim e saj 225 milionë euro. Një rrugë që kalon në një territor jo të vështirë, të jemi realistë, të pjerrët, por jo të vështirë. Pa vepra madhore arti, tunele apo ura të gjata, apo akuadokte të gjata. Është, pra, mbi trefishuar çmimi deri sot. Por kjo nuk mjafton. Zhvillimi i fundit në këtë rrugë është ky, në Trebinë të Mokrrës, lotet që ndërtoheshin në drejtim të njëri-tjetrit na dalin në një disnivel 17 metra. Tani ju duhet të dini që në rrugë që ndërtohen mbi sipërfaqen e tokës, kjo ndodh vetëm me qëllim, nuk mund të ndodhë kurrë pa dashje.

Projekti i rrugës shqyrtohet në çdo detaj nga Ministria e Punëve Publike, respektivisht Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, ka grupin e inxhinierëve që shqyrton në çdo detaj. Dhe duhet të dini që projektet kushtojnë 5 deri në 6 për qind të të gjithë kostos së objektit dhe ka një supervizor që e detyron kompaninë t’i përmbahet rigorozisht projektit të paraqitur, ose në rast se lindin problem çdo ndryshim i projektit miratohet nga institucioni që ndërton rrugën. Kjo nuk ka ndodh. Ky është disnivel i krijuar me qëllim që të plaçkiten më tej taksapaguesit shqiptarë. Dhe, pikërisht 10 ditë më parë Edi Rama njoftoi se janë marrë 50 milion euro të tjera borxh, praktikisht për vazhdimin e kësaj rruge”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani13/08/2022 12:34

LERINI HARTIMET, FJALIMET DHE NGASHERIMET KRITIKE!!! HIDHUNI NE VEPRIM!! NUK ESHTE VETEM PAZARI ME PORTIN E DURRESIT, POR ESHTE NXJERRE NE PAZAR E GJITHE SHQIPERIA, BASHKE ME NJEREZIT BRENDA! SHQIPERIA PO SHNDERROHET NE NJE HUMNERE TE ZEZE SHUME TE THELLE FINANCIARQE PO GLLABERON DHE PO MERR ME VEHTE TE GJITHE SHQIPTARET!! SHQIPERIA PO SHKON DREJT FALIMENTIMIT DHE SHPERBERJES TOTALE!!! SI NUK PO E NDJEJNE AKOMA SHQIPTARET, QE JANE FUTUR NE NJE ARKIVOL GJIGAND DHE JANE NE RRUGETIMIN E TYRE TE FUNDIT NGA SHTEPIA DREJT VARREZES SE ZEZE QE KA HAPUR EDVIN KRISTAQ RAMA!!??? AKOMA FLENE??"" JANE 22222 TE ZEZA QE NARKO-BANDA E SEKTIT MAFIOZ-KRIMINAL SOROSIAN "RILINDJA", U KA BERE DHE PO U BEN SHQIPERISE DHE SHQIPTAREVE!! POR SHQIPTARET JANE ME PUSHIME, JANE NE GJUME!! KANE 9 VJET QE JANE NE GJUME! I KA DEHUR AROMA E KANABISIT DHE I KA FIKUR NDJENJAT QETESIA E VDEKJES DHE KANCERI I KORRUPSIONIT!! NUK PO E KUPTOJ SE SI U DEPERSONALIZUAN, U NENESHTRUAN DHE E Ç'BURRERUAN KAQ KEQ SHQIPTARET NE PERGJITHESI DHE DURRSAKET NE VECANTI. ÇFARE U PASKA NDODHUR BURRAVE SHQIPTARE???!!! PO UA PRISHIN SHTEPITE E NDERTUARA ME MUNDIN DHE DJERSEN E TE GJITHA VITEVE TE JETES, DUKE I NXERRE ME FEMIJE, ME GRA, ME PLEQ E ME PLAKA NE RRUGE TE MADHE, MU NE MES TE SHIUT, BORES DHE VAPES, PER TE BERE PALLATE, DHE ASKUSH NUK NDIHET, NUK PIPETIN, POR I MBYT NGASHERIMI DHE TRISHTIMI E VRASIN VETEN!! PO UA PRISHIN TRASHEGIMINE KULTURORE, TEATRIN KOMBETAR DHE STADIUMIN, HAI, ASKUSH NUK PIPETIN, TE GJITHE HESHTIN SI FIJA E BARIT, DHE SUNDIMTARI VAZHDON GRABITJEN, PRISHJET DHE PLACKITJEN!!! PO UA VJEDH DHE PO UA GRABIT TE GJITHE PASURINE KOMBETARE, DHE TE GJITHE PO JA BENI: NA PLASI BYTHA, Ç'NA DUHET NEVE!!! UA MORI TE GJITHA ME PRONA, ME AEROPORTE, ME PASURI SHTETERORE, TE GJITHE FJENE GJUM!! U VARFEROI, U RRENOI TE GJITHA BIZNESET, U SHKATERROI EKONOMITE FAMILJARE, U KTHEU NE INJORANTE, ANALFABET ASHTU SIC ESHTE VETE DHE PO U BEN IDIOTE DHE TANI PO U DEBON FARE EDHE NGA SHQIPERIA, DHE ASKUSH NUK NGRE KOKE!!! TANI UA MORI DHE UA SHKATERROI EDHE PORTIN ME TE MADH TE VENDIT, JU AKOMA NE GJUM!! FLINI, FLINI!! SHSHSHEEET!! MOS U ZGJONI!! KUR TE ZGJOHENI DO TA SHIHNI VETEN NE MES TE DETIN MB NDONJE GOMONE!!! O SHQIPTARE!! PO CFARE KOMBI JEMI KESHTU??? KENI KOCKE APO JENI MOLUSQE? BOLL ME KOMENTE DHE ME SHKRIME, POR KUNDERSHTONI ME VEPRIME!!!

Shto koment

Denonco