Masakra në Malin e Zi/ Meta: I tronditur! Solidaritet me familjet e viktimave!

Masakra në Malin e Zi/ Meta: I tronditur! Solidaritet me familjet e viktimave!

23:08, 12/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas masakrës në Cetinjë të Malit të Zi. 

Meta është shprehur i tronditur nga tragjedia në Mal të Zi, ku një person vrau 10 të tjerë më armë zjarri, më pas ai u vra nga një qytetar.

Ish-Presidenti Meta thotë se kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ndërsa ndan thotë se ndan dhimbjen më familjarët e viktimave.

“I tronditur nga tragjedia në Cetinje, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe solidaritetin tim familjeve të viktimave të pafajshme, popullit mik dhe autoriteteve të Malit të Zi. Ndaj dhembjen, mendimet dhe lutjet e mia për jetët e pafajshme të humbura sot”, shkruan Ilir Meta në Facebook.

Tridhjetë e katër vjeçari Vuk Boriloviç vrau sot (12 gusht) dhjetë persona në Cetinje, më pas është vrarë.

Prokurorja, Andrijana Nastiç, tha për TV Vijesti, se pas përfundimit të hetimeve kane gjetur nëntë persona të vdekur në vend, ndërsa dy te tjera nderruan jete ne spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco