Gazetari denoncon skandalin e radhës: Rama jep me koncesion edhe shtetësinë

Gazetari denoncon skandalin e radhës: Rama jep me koncesion edhe shtetësinë

19:12, 12/08/2022
A+ Aa A-

Gazetari Klodian Tomorri ka denoncuar skandalin e radhës së qeverisë. Klodian Tomorri shkruan në rrjete sociale se kryeministri Edi Rama ka dhënë me koncesion edhe shtetësinë.

"Kur ti mendon se i ke parë të gjitha del ministri i Brendshëm, që ka pasion varkat me vela, dhe kërkon të bëjë dhe ky një koncesion. Dmth këta do japin një ose më shumë nga procedurat e dhënies së shtetësisë shqiptare me koncesion.

Këtu nuk është e qartë akoma se çfarë kanë ndërmend të bëjnë. Por me gjasë do kontraktojnë ndonjë kompani private që të gjejë miliardera nëpër botë për t’u shitur pasaportën shqiptare. Është ai projekti golden passports që e kundërshton fort BE-ja. 

Po ky është funksion mirëfilltazi shtetëror. Si mund të delegohen hallkat proceduriale të shtetesisë tek privati? Futini dhe policisë apo ushtrisë një koncesion tani, që të vejë tamam kjo punë."-shkruan Tomorri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco