Vinçat e Vëngut rrëzojnë Portin e Jahteve, Rama firmos Marrëveshjen me guaskën e Durrësit

18:14, 12/08/2022
A+ Aa A-

Nga Korriku i vitit të kaluar drejtoria e Portit te Durresit ka shpenzuar mbi 10 milionë euro për blerje pajisjesh të rënda, të cilat shërbejnë për lehtësimin e shërbimeve tregtare. Përtej faktit që tenderat janë fituar gjithnjë nga e njëjta kompani pa garë, ajo që ngre pikëpyetje mbi këto investime është fakti se përse po kryhen, kur kryeministri Rama deklarohet i bindur për të zhvendosur Portin tregtar të Durrësit dhe ngritjen aty të një Marine Jahtesh private. Lëvizjet e Autoritetit Portual Durrës krijojnë dyshime se projekti pompoz i Edi Ramës për Portin e Jahteve është thjesht një mekanizëm për pastrim parash.

SYRI TV

Autoriteti Portual i Durrësit ka mbyllur së fundmi tenderin për blerjen e një vinçi, i treti në radhë brenda 12 muajve të fundit. Nga Korriku i vitit të kaluar e deri më tani, drejtoria e Portit ka shpenzuar mbi 10 milionë euro për këto pajisje të rënda, të cilat shërbejnë për lehtësimin e shërbimeve tregtare.

Përtej faktit që tenderat janë fituar gjithnjë nga e njëjta kompani pa garë, ajo që ngre pikëpyetje mbi këto investime është fakti se përse po kryhen, kur kryeministri Edi Rama deklarohet i bindur për të zhvendosur Portin tregtar të Durrësit dhe ngritjen aty të një Marine Jahtesh private.

Pak ditë më parë, kreu i qeverisë deklaroi se u nënshkrua Marrëveshja për realizimin e projektit “Durres Jaht Marina” me kompaninë off-shore “Symphony Invest Limited”, të përfaqësuar nga biznesmeni nga Dubai, Mohamed El Alabar.

Në funksion të kësaj Marrëveshjeje, qeveria miratoi në fillim të Gushtit edhe transferimin e pronave publike të Portit tek Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si edhe rriti në 100 hektarë sipërfaqen e pronës publike që do t’i falet investitorit privat në qendër të Durrësit.

Veprimet qeveritare, të paktën në letër, tregojnë se qeveria është vendosur të miratojë Portin e Jahteve dhe zhvendosjen e Portit Tregtar në zonën e Porto-Romanos.

Madje, për hartimin e projektit të zhvendosjes, Autoriteti Portual Durrës zhvilloi një tender me vlerë rreth 10 milionë euro në fillim të vitit 2022.

Por, ndërkohë, Autoriteti Portual Durrës vijon të shpenzojë dhjetra milionë euro për infrastrukturën.

Krahas 10 milionë eurove për blerjen e tre vinçave, institucioni i drejtuar nga Pirro Vëngu ka prokuruar fonde të konsiderueshme për riparim dhe shtesë kalatash portuale, ndërtim magazinash dhe rikonstruksione të tjera të qëndrueshme në territorin ku gjendet aktualisht Porti i Durrësit.

Lëvizjet e Autoritetit Portual Durrës krijojnë dyshime se projekti pompoz i Edi Ramës për Portin e Jahteve është thjesht një mekanizëm për pastrim parash.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e përmendi sërish këtë të premte, në një takim me median, se projekti i Portit të Durrësit është një aferë e pastër për larje parash nga ana e Edi Ramës dhe i bëri thirrje biznesmenit saudit që të mos përfshihet në këtë aferë të kryeministrit shqiptar.

Po ashtu, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u bëri thirrje pak ditë më parë qytetarëve që të mos gënjehen dhe të shpenzojnë financat e tyre për blerje pronash me shumëfish të çmimit rreth Portit të Durrësit, pasi do të jenë të mashtruar nga ajo që e konsideroi si skemë piramidale të qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

TIRONA12/08/2022 19:56

NUK ARRIJ TE KUPTOJ DHE OPOZITEN PER MARVESHJET QE BEN AGAI I SURRELIT . MOS VALLE KA PRONAT E BABAIT QE FIRMOS AGAI . OPOZITA DUHET TE DERGOJE NE SPAK TE GJITHA ABUZIMET E TIJ, ME PAS PERGJEGJESINE E KA KREU I SPAKUT OSE I ASPAKUT . KRAJA TE MOS TREMBET POR TE ZBARDHE ABUZIMET E TIJ E TI TREGOJE VENDIN KAPOS SE SURRELIT .

Shto koment

Denonco