‘Asgjë nuk i lanë kujtesës sonë, traditës...’/ Musta: Ti gëzojnë patronazhistët godinat post-moderniste

‘Asgjë nuk i lanë kujtesës sonë, traditës...’/ Musta: Ti gëzojnë patronazhistët godinat post-moderniste

17:29, 12/08/2022
A+ Aa A-

Mjekja Elisabeta Musta ka reaguar e indinjuar në lidhje me ndryshimin radikal të Gjimnazit Sami Frashëri në Tiranë, nga kryebashkiaku Erjon Veliaj.

‘Sot nga shkolla e krenarisë dhe nostalgjisë të shumë brezave në Tiranë, që përjetuan diktaturën dhe lirinë tashmë ka mbetur vetëm një kujtim i bukur, i paharruar nga Samiu, vetëm busti i rilindasit të vërtetë, që na buzëqeshte sa hynim në oborrin plot jetë të shkollës sonë. Asgjë nuk i lanë të kaluarës,kujtesës sonë, traditës së pjesës më të vjetër të kryeqytetit, korifeut iluminist që besonte se dritë e diturisë përpara do të na shpjerë’, shkruan Musta në Facebook.

Postimi i plotë:

Shkollës së të mençurve, të të rinjve plot rebelim, guxim pasion dhe ide, të të rinjve që shkëlqyen në universitete brenda dhe jashtë Shqipërisë në profesione nga më të ndryshmet.

Sot nga shkolla e krenarisë dhe nostalgjisë të shumë brezave në Tiranë, që përjetuan diktaturën dhe lirinë tashmë ka mbetur vetëm një kujtim i bukur, i paharruar nga Samiu, vetëm busti i rilindasit të vërtetë, që na buzëqeshte sa hynim në oborrin plot jetë të shkollës sonë..

Asgjë nuk i lanë të kaluarës,kujtesës sonë, traditës së pjesës më të vjetër të kryeqytetit, korifeut iluminist që besonte se dritë e diturisë përpara do të na shpjerë...

Ti gëzojnë patronazhistët dhe fëmijët e tyre, godinat post moderniste të revolucionit kulturor

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco